About: http://data.cimple.eu/claim-review/5d1567d4e4274623ec2294dbfc4213cf0fc63cacbde42953efcb6051     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se janë liruar tre policët që u kidnapuan dje në veri Deklarata Ekskluzive: Lirohen tre policët e Kosovës që janë kidnapuar dje në veri Vlerësimi Rrenë Informacioni me titull “Ekskluzive: Lirohen tre policët e Kosovës që janë kidnapuar dje në veri” është i rremë. Ky informacion është demantuar nga vet faqja “Nacionale’, e cila e kishte publikuar e para, mirëpo i njëjti lajm vazhdon të jetë i qasshëm nëpër faqe tjera të internetit dhe në Facebook. Policët e Kosovës po vazhdojnë të mbahen në Serbi. Policia e Kosovës ka thënë se tre policët janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës. Artikulli Më 15 maj 2023, në portalin “Nacionale.com” është publikuar një informacion me titullin “Ekskluzive: Lirohen tre policët e Kosovës që janë kidnapuar dje në veri” (arkiva). Por, disa minuta më vonë artikulli është ndryshuar duke marrë titullin “Ekskluzive: Lirohen dy qytetarët e Kosovës e arrestuar pardje në Serbi”. Pas këtij publikimi, drejtori i këtij mediumi, Berat Buzhala në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” e ka publikuar një sqarim duke kërkuar falje pasi informacioni që kishin shpërndarë nuk ishte i saktë. Në fakt, sipas Buzhalës, ishin liruar dy qytetarët e arrestuar në Merdarë e jo policët. Informacioni për lirim të policëve i publikuar fillimisht në Nacionale është ripublikuar nga disa media të tjera. Por ky informacion i pavërtetë është shpërndarë edhe në disa faqe tjera të Facebookut: Gazeta Raporti, Fokusi.Info, Al-Press, dhe e njëjta e publikuar edhe faqen e internetit Fokusi.info. Të njëjtat vazhdojnë të mbajnë të publikuar informacionin edhepse është konfirmuar se është i rremë. Policia e Kosovës ka njoftuar se në territorin e Kosovës janë kidnapuar tre zyrtarë të Policisë së Kosovës nga policia e Serbisë. Policia e Kosovës e cilësoi këtë si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës. Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. KFOR-i dhe NATO ende nuk kanë dalë me ndonjë informacion për lokacionin se ku kanë qenë policët e Kosovës në momentin kur janë përballur me policët e Serbisë. Gjithashtu, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njoftoi të mërkurën, përmes një shkrimi në Facebook, për arrestimin e tre personave nga kjo komunë në shtetin e Serbisë. “Sipas informatave që kemi pranuar, atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet, përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”- shkroi Bulliqi në Facebook. Situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është tensionuar qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje kanë hyrë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software