About: http://data.cimple.eu/claim-review/5e43711bb0c1347e5a2011c7d6a637b275eef8c0b2813cbc054a8892     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e asfaltit nuk është bërë në Prizren Deklarata Sinjalistika në Prizren! Vlerësimi Rrenë Fotografia e asfaltit me mbishkrimin “Sinjalistika në Prizren!” është e rreme. Kjo fotografi nuk është realizuar në Prizren e as në Kosovë. E njëjta qarkullon në internet që nga viti 2020. Ymer Berisha, zëdhënës në Komunën e Prizrenit, ka thënë se fotografia nuk është realizuar në Prizren dhe se në këtë qytet nuk ka një rrugë të tillë. Artikulli Më datë 27.06.2024 Faqja e Threads (Arkiva) ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Sinjalistika në Prizren!”. Në fotografi shihet një copë asfalt me sinjalistikë të vendosur, por që kufizohet në katër anët me baltë. Krypometër, përmes kërkimit në ‘TinEye’ (Arkiva) ka gjetur se fotografia nuk është realizuar në Kosovë, dhe se e njëjta qarkullon në internet që nga viti 2020. E njëjta fotografi fillimisht ishte publikuar në një portal nga Polonia. Lidhur me këtë pretendim, Krypometër ka kontaktuar me Ymer Berisha, zëdhënës në Komunën e Prizrenit. Ai ka thënë se përshkrimi i fotografisë është i rremë, pasi Komuna e Prizrenit nuk ka ndonjë rrugë në këtë gjendje. “Një rrugë e tillë kurrë nuk mund të ndodhë në Prizren, nuk guxon askush ta keqpërdorë detyrën zyrtare deri në këtë nivel.”- tha Berisha. Ai tha se rrugët që shtrohen në Prizren i plotësojnë gjitha kriteret, duke përfshirë cilësinë e asfaltit dhe sinjalistikën. “E demantojmë, është keqpërdorim i detyrës nga media e caktuar, ne kërkojmë që të mos përsëriten gjëra të tilla.”- theksoi Berisha. Qyteti i Prizrenit (arkiva) është qyteti i dytë më i madh në Kosovë, me 76 vendbanime me 177 mijë e 781 banorë. Buxheti (arkiva) i Komunës së Prizrenit për vitin 2024 është gjithsej 66.2 milionë euro.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software