About: http://data.cimple.eu/claim-review/5eb55a0c1c3381ee929250555a9501e6e5f8158063bbe14df9e6cca8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Edi Rama nuk ka deklaruar “Albin Kurti i ka bërë Kosovës dëm më shumë se Serbia” Deklarata Edi Rama: Albin Kurti i ka bërë Kosovës dëm më shumë se Serbia Vlerësimi Me kos Postimi i publikuar në Threads “Edi Rama: Albin Kurti i ka bërë Kosovës dëm më shumë se Serbia” është i rremë. Edi Rama asnjëherë nuk ka deklaruar se “Albin Kurti i ka bërë Kosovës dëm më shumë se Serbia”. Kabineti i kryeministrit Edi Rama, kanë mohuar se i njëjti ka thënë ndonjë herë “Albin Kurti i ka bërë Kosovës dëm më shumë se Serbia”. Edi Rama, në një intervistë dhënë për një televizion në Kosovë, kishte thënë se me Kosova ia ka bërë vetës atë që Serbia nuk ka mundur t’i bëjë që 20 vjet, pra vetizolimin dhe humbjen e besimit të bashkësisë ndërkombëtare. Në luftën e shkaktuar nga Serbia në Kosovë janë vrarë 13,500 persona, ndërsa ishin përndjekur rreth 800 mijë të tjerë. Artikulli Më 07.07.2023, faqja në Threads ‘gazetalajm.m’ ka publikuar një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (arkiva). Kjo fotografi e Kurtit dhe Ramës është e shoqëruar me mbishkrimin “Edi Rama: Albin Kurti i ka bërë Kosovës dëm më shumë se Serbia” (arkiva). Krypometër, përmes kërkimeve në Google ka gjetur edhe disa shkrime të tjera që janë publikur me të njëjtin titull. Në këta artikuj është cituar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga një intervistë që kishte dhënë për televizionin Klan Kosova. Në këtë intervistë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte thënë se e kishte përkrahë idenë që të caktohen kandidatë për kryetar të katër komunave me shumicë serbe në Kosovë, në mënyrë që të dërgohet mesazh tek serbet se duhet të kthehen në institucione. “Unë kam qenë 100% me qëndrimin e autoriteteve në Kosovë… sepse isha i bindur se nuk mundesh dot të legalizonim bojkotin e serbëve si një metodë për ta lënë bosh hartën aty ku Komunat janë me shumicë serbe. Por, asnjëherë nuk më ka shkuar në mend se t’i i vë aty njerëëzit dhe i mbanë pastaj sepse është Kushtetuta dhe Ligji. Jo, jo, zotëri, ti i vënë aty për t’i thënë serbëve që nuk doni të merrni pjesë ne zgjedhje atëherë ska problem sepse me një votë të vetme dikush do të rri aty. Por, në momentin kur ty të krijohet situata se ata dëshirojnë të rifuten në zgjedhje atëherë tërhiqesh ti dhe nuk pret me i mbledh nënshkrimet”- ka thënë Rama, në këtë intervistë për Klan Kosovën, më 06.07.2023. Ai tutje ka thënë se Kosova po vetizolohet. “Me ligj është t’i mbledhin nënshkrimet, por ata nuk e duan këtë gjë, pasi ata duan që Kosova t’i bëjë vetës atë që po i bën dhe që Serbia nuk ia bëri dot qe 20 vjet. Këtë lloj ulje dramatike të reputacionit, të besimit, të sensit të seriozitetit në sytë e gjithë bashkësisë euro-atlantike, Serbia as nuk ia bëri dhe s’ia bën dot Kosovës. Kosova po ia bën vetë, me një shpejtësi marramendëse duke u vetizolu ne emër të Kushtetutës dhe Ligjit”- ka thënë Rama. Në këtë intervistë, Rama asnjëherë nuk ka thënë se “Albin Kurti i ka bërë Kosovës dëm më shumë se Serbia”. Çfarë dëme ka bërë Serbia në Kosovë? Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona. Në aktakuzën që Tribunali Ndërkombëtar i Hagës kishte ngritur ndaj Sllobodan Millosheviq, ish-Presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë, thuhej se që nga fillimi i luftës në Kosovë e deri në maj 1999 nga Kosova ishin dëbuar më shumë se 740 mijë shqiptarë të Kosovës, afërsisht sa një e treta e gjithë popullsisë shqiptare. “Planifikimi, përgatitja dhe ekzekutimi i fushatës së ndërmarrë nga forcat e Jugosllavisë dhe të Serbisë në Kosovë ishte planifikuar, nxitur, urdhëruar, kryer ose ndryshe i ndihmuar dhe nxitur nga Sllobodan Millosheviqi dhe të tjerët” – thuhet ndër të tjera në aktakuzën e ngritur me 27 maj 1999. I cilësuar si “Kasapi i Ballkanit”, në aktakuzën e Tribunalit të Hagës Millosheviq ishte akuzuar për vrasje e civilëve dhe fushatë sistematike të shkatërrimit të pronave të shqiptarëve në qytete dhe fshatra. Rama mohon një deklaratë të tillë Për të verifikuar nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “Albin Kurti i ka bërë Kosovës dëm më shumë se Serbia”, Krypometër ka kontaktuar me kabinetin e kryeministrit Rama. Nga Zyra për Media e Qeverisë Rama kanë thënë se ai nuk e ka thënë një fjali të tillë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Lajmi është i rremë dhe e demantojmë atë. Për të gjitha fjalimet dhe deklarimet e kryeministrit ju lutem t’i referoheni web faqes zyrtare. Por, për këtë që keni pyetur është e rreme, Rama nuk e ka thënë atë.”- thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të Qeverisë Rama. Krypometër ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se postimi është i rremë pasi Rama nuk ka thënë një gjë të tillë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kohë pas kohe kanë pasë mos-pajtime për tema që kanë prekur Kosovën apo rrugën integruese të vendeve të rajonit. Përkundër kësaj, Kurti e Rama kanë zhvilluar shumë takime zyrtare.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software