schema:text
| - Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti - Foto: KALLXO.com
Mashtrimi i Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt për dialogun
Deklarata
Platforma: “Transparenca: Delegacioni do të sigurojë informim të rregullt publik dhe parlamentar mbi ecurinë e dialogut”
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Kanë mjaftuar vetëm 4 ditë që ekipi negociator ta shkel platformën për dialogun me dytë këmbët. Ekipi negociator ka shkelur njërin nga parimet e platformës, atë të transparencës. Nuk ka njoftuar se do të zhvillojnë takim në Bashkimin Evropian.
Artikulli
Platforma për dialogun Kosovë-Serbi që u miratua me 7 mars është shkelur 4 ditë më vonë, më 11 mars.
Drejtuesit e ekipit negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj kanë qëndruar sot gjatë ditës në Bruksel me ftesë të përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini.
Udhëtimi i drejtuesve të delegacionit është bërë tinëz, pa njoftim për publikun. E në platformën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në parimin 10, pikën 1, thuhet se përfaqësuesit e ekipit negociator zotohen se do të sigurojnë informim të rregullt publik.
“Transparenca: Delegacioni do të sigurojë informim të rregullt publik dhe parlamentar mbi ecurinë e dialogut”, thuhet në platformë.
Bashkë me Limajn dhe Ahmetin, KALLXO.com merr vesh se ka udhëtuar edhe Blerim Shala. Mirëpo asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur në pyetjet e redaksisë.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
|