About: http://data.cimple.eu/claim-review/5fb6cccc389dd57693ce9a5496365dcf736d1bc574618e2c571cc846     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e pasaktë që i mvishet Ramush Haradinajt për shtesat Deklarata “Nenat me femij do ti marrin do ti marrin ka 500 euro. Edhe burrat qe nuk punojn do ti marrin 1200 euro”- Ramush Haradinaj Vlerësimi Rrenë Është i rremë mbishkrimi “Nenat me femij do ti marrin do ti marrin ka 500 euro. Edhe burrat qe nuk punojn do ti marrin 1200 euro”- i vendosur në videon në të cilën shihet ish-kryeministri, Ramush Haradinaj. Haradinaj nuk e ka bërë një premtim të tillë në fushatën për Zgjedhjet që pritet të mbahen më 02.09.2024. Haradinaj ka thënë se nënat që kanë tre e më shumë fëmijë do të përfshihen në pagën minimale në vlerë prej 500 eurosh. Artikulli Më 07.01.2025, faqja në Facebook Ofertasuksesi (arkiva) ka publikuar një video material në të cilin shihet kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryeministër, Ramush Haradinaj. Në material është vendosur një mbishkrim që pretendohet se është një deklaratë e Haradinajt. “Nenat me femij do ti marrin do ti marrin ka 500 euro. Edhe burrat qe nuk punojn do ti marrin 1200 euro”- thuhet në mbishkrim. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e AAK, Lulzim Blakaj për të vërtetuar nëse një deklaratë e tillë është thënë nga Haradinaj. Blakaj tha se ky informacion nuk është i saktë. “Ky infomracion nuk është i saktë.”- ka thënë Blakaj. Më tej Kyrypometër ka kërkuar në internet (arkiva) nëse kreu i AAK e ka dhënë një deklaratë të tillë, mirëpo nuk ka gjetur një deklaratë të ngjashme. Më 05.01.2025, Krypometër ka gjetur një postim të Haradinajt në Facebook në të cilin ai ka shkruar për fuqizimin e grave dhe premtimet për këto të fundit, nëse ai merr drejtimin e Qeverisë. “Ndryshimi i parë i menjëhershëm do të jetë zbatimi në plotni i Ligjit për Trashëgiminë, ku çdo grua të jetë trashëguese dhe bartëse e barabartë e pronës së paluajtshme.”- thuhet në postim. Haradinaj në postim ka deklaruar se nënat që kanë tre e më shumë fëmijë do të përfshihen në pagën minimale prej 500 eurosh. “Krijimi i familjes është sfidë dhe gruaja ka rol vendimtar në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e saj, prandaj edhe duhet t’i njihet kontributi. Nënat që kanë 3 e më shumë fëmijë do të përfshihen në pagën minimale prej 500 eurosh. Shtesat mujore për çdo fëmijë të moshës nën 6 vjeç do të jenë 150 euro, kurse për fëmijë mbi këtë moshë 200 euro. Shteti do të mbështesë krijimin e familjeve të reja dhe rritjen e tyre. Për fëmijën e parë do të jepen 1500 euro, për të dytin 2500 dhe për të tretin 3500.”- theksohet në postim. Mirëpo, në postimin e tij Haradinaj nuk ka thënë që burrat të cilët nuk punojnë do t’i marrin 1200 euro, ashtu siç pretendohet në material. Ramush Haradinaj është kandidat për Kryeministër të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj kishte qenë dy herë Kryeministër i Kosovës, fillimisht në vitin 2004 dhe herën e dytë në vitet 2017-2019. Me Vendim të presidentes Vjosa Osmani Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 09.02.2025, proces ky i parë i rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software