About: http://data.cimple.eu/claim-review/5fd4196567554d8eb0f3b38cd30f826d2bc745a8be2bda1cc676f854     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se mjekët urdhërojnë për lëvozhgat e arrave Deklarata Mjekët japin urdhër mos i hidhni lëvozhgat e arrave, sepse ato shërojnë sëmundje Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Mjekët japin urdhër mos i hidhni lëvozhgat e arrave, sepse ato shërojnë sëmundje” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime mjekësore se mjekët nuk e japin këtë urdhër, e as nuk ka ndonjë fakt se lëvozhgat e arrave shërojnë sëmundje. Artikulli Faqja në Facebook “Artistët Shqiptar” (arkiva) kanë shpërndarë një artikull të publikuar nga “Kapelajmin.com” (arkiva), i cili pretendon se mjekët kanë dhënë urdhër që të mos hidhen lëvozhgat e arrave, sepse ato kurojnë sëmundje. Brenda artikullit thuhet se zierja e lëvozhgave të arrave dhe përdorimi i atij uji, ndikon në uljen e rënies së flokëve. Një video e bashkëngjitur në artikull thotë se ky ujë ndihmon edhe kundër anemisë, impotencës, problemeve me gjëndrën tiroide e të tjera. Për të verifikuar këto pretendimet, Krypometri ka kontaktuar me dy mjekë të përgjithshëm, të cilët janë pyetur nëse ipet ky urdhër dhe nëse lëvozhgat e arrave kanë ndikim të tillë. Dr. Fevzi Sylejmani, Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare tha se mjekët assesi nuk japin urdhra të tillë. “Mjekët nuk japin urdhëra, mjekët munden me rekomandu në qoftë se ka diçka të besueshme”– tha Dr. Sylejmani. Ai shtoi se nuk rekomandojnë përdorimin e lëvozhgave të arrave, sepse kjo do të ishte sikur “me shku te hoxha për me e shëndosh skizofreninë”. E ngjashme është edhe përgjigja e Dr. Mustafë Gashit, Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë. A ka thënë se mjekët nuk japin urdhëra tillë sidomos kur nuk ka dëshmi shkencore se kjo recetë funksionon. “Asnjëherë! Këtë që e the ti, s’e kam dëgju asnjëherë”– u përgjigj Dr. Gashi në pyetjen e Krypometrit. Dr. Gashi shtoi se nuk ka asnjë studim a dëshmi shkencore që e vërteton pretendimin se lëvozhgat e arrave mund të shërojnë sëmundje. Dr. Gashi ka konfirmuar se një produkt i tillë nuk është në asnjë protokoll shëndetësor për trajtim të sëmundjeve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software