About: http://data.cimple.eu/claim-review/6018cd943aae037ba66f2939edaec6f4690222b4fd67649b408957ca     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Si e ‘zhduki’ veten Avdullah Hoti nga përleshja në LDK? Deklarata Avdullah Hoti: “Unë nuk kam qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje ne kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për të gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike”, ishin fjalët e para të cilat i shkroi Hoti në një postim në rrjetin social ‘Facebook’”. Vlerësimi Rrenë e kryptë Avdullah Hoti ka mohuar se ka qenë prezent kur ka ndodhur përleshja në kuvendin zgjedhor të LDK-së, megjithatë ekzistojnë dëshmi me video dhe foto të prezencës së tij në atë kohë. Po ashtu prezencën e tij e ka konfirmuar edhe bashkëpartiaku i tij, Safet Kamberi Artikulli Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti ka mohuar se ka qenë i pranishëm ku ndodhi përleshja fizike mes disa pjesëmarrësve që ndodhi sot në kuvendin zgjedhor të nëndegës kryesore të LDK-së në Mitrovicë. “Sqarim: unë nuk kam qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje ne kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për të gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike”, ishin fjalët e para të cilat i shkroi Hoti në një postim në rrjetin social ‘Facebook’. Por, më pas anëtari i Kryesisë së LDK-së u sigurua që të editojë postimin e tij edhe dy herë të tjera duke vazhduar të mohojë se nuk kishte qenë prezent në këtë incident. Ai ka shtuar së fundmi se kishte qenë ‘vetëm në hapje të kuvendit’ dhe mandej është larguar. Mirëpo, sipas një videoje të publikuar në media, Hoti shihet duke u larguar pasi që përleshja fizike fillon mes disa pjesëmarrësve. Gjithashtu, kryetari i degës së LDK-së, Safet Kamberi, e ka konfirmuar për KALLXO.com së të pranishëm në këto kuvende zgjedhore kanë qenë, Avdullah Hoti dhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova. “Me z. Haki kemi monitoruar kuvendin zgjedhor Ilirida, ku kemi konstatuar se nuk ka pasur kushte për të vazhduar punën sepse ka pasur persona të partive të tjera dhe ka pasur parregullsi gjatë punimeve. Në kuvendin në qendër, ku ka qenë prezent z. Hoti, ku gjatë punimeve të kuvendit ka pasur përleshje fizike ndërmjet disa personave dashakeq të Lidhjes Demokratike e Kosovës. Policia ka qenë e pranishme në vendngjarje”, ka pohuar Kamberi. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software