About: http://data.cimple.eu/claim-review/603e7ef1394386a6536b637bb36a90773066b53b849f49a5af2e82e3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ripublikimi i artikullit të vitit 2019 me titull të rremë Deklarata Donika Gervalla-Schwarz Hashim Thaçi Kadri Veseli Dhe Ramush Haradinaj Nuk Janë UÇK veç Rexha është Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Më 18 korrik 2022 është publikuar lajmi me mbishkrimin “Donika Gervalla-Schwarz Hashim Thaçi Kadri Veseli Dhe Ramush Haradinaj Nuk Janë UÇK veç Rexha është”. Pjesa e titullit “Veç Rexha është”, është e rreme pasi një gjë të tillë nuk e ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. Ndërsa, pjesa tjeter e titullit dhe artikullit ishte pjesë e një postimi në Facebook që e kishte bërë Gërvalla-Schwarz në vitin 2019. Ripublikimi i këtij qëndrimi bëhet 3 vjet më vonë, në kohën kur Gërvalla-Schwarz mban pozitën e zv.kryeminitres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës. Artikulli Më 18 korrik 2022, faqja “Goanwatch” dhe faqja në Facebook “Fol shqip” publikuan një artikull me mbishkrim “Donika Gervalla Schwarz Hashim Thaçi Kadri Veseli Dhe Ramush Haradinaj Nuk Janë UÇK veç Rexha është”. Ky raportim fillimisht është jashtë kontekstit pasi një postim të tillë për UÇK-në, Gërvalla e kishte bërë më 12 korrik 2019. Gjithashtu, raportimi se ‘veç Rexha është UÇK”, është i rremë, pasi në shkrimin e saj, Gërvalla nuk e kishte përmendur fare Rexhep Selimin. Në një pjesë të shkrimit më 12 korrik 2019, Gërvalla-Schwarz kishte shkruar: “As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Jakup Krasniqi, as Ramush Haradinaj, as Azem Syla dhe plot tjerë nuk janë UÇK, janë ajo pjesë e komandantëve për të cilët sot turpërohen ushtarët e mirëfilltë të UÇK-së”. Donika Gërvalla-Schwarz përmes atij shkrimi ishte shprehur se UÇK i konsideron vetëm ushtratët e mirëfilltë dhe jo komandanët e lartpërmendur. Derisa, në titullin e këtyre portaleve lë të kuptohet se ata nuk kanë qenë fare pjesë e UÇK-së, përpos Rexhep Selimit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software