schema:text
| - Skema të xhirimit të një filmi paraqiten si aksione të policisë
DeklarataFaqet në Facebook
Vlerësimi
Me kos
Përshkrimi i videos “Policia në aksion… shikoni sikur me xhiruar filma” është i rremë. Policia e Kosovës, në një përgjigje për Krypometër, ka thënë se pamjet e publikuara janë inskenim i një aksioni të Policisë për një film. Regjisori dhe aktori Halil Budakova ka thënë se inskenimi i aksionit është bërë gjatë xhirimeve të serialit të tij, Rrugët.
Artikulli
Më 10.02.2024, faqja në Facebook “Pa rrotlla” ka publikuar një video (arkiva) në të cilën pretendohet se po zhvillohej një aksion i njësive policore në një lagje të Prishtinës. Video është publikuar me titullin “Policia në aksion… shikoni sikur me xhiruar filma”.
Kjo video është shpërndarë dy herë nga e njëjta faqe, herën e dytë më 11/02/2024 me përshkrim “Policia si në filma” (arkiva).
Për të verifikuar vërtetësinë e kësaj videoje, Krypometër ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se pamjet e publikuara nuk janë nga ndonjë aksion i Policisë së Kosovës.
Zyra për Informim të Regjionit të Prishtinës të Policisë së Kosovës kanë thënë se ngjarja nuk ka qenë aksion i vërtet dhe intervenim në ndonjë rast real të njësive policore.
“Është një inskenim për një film, skenari i të cilit është aprovuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Xhirimet janë bërë gjatë javës së kaluar përgjatë javës 05.02.2024- 10.02.2024”- është përgjigja e Zyrës për Informim të Regjionit të Prishtinës.
Krypometër ka kontaktuar me regjisorin dhe aktorin e filmit “Rrugët”, Halil Budakovën, i cili e ka konfirmuar se pamjet e publikuara nga faqja “Pa rrotulla” janë nga një skemë e serialit të tij “Rrugët”.
“Këto janë skema nga seriali im ‘Rrugët’, të cilat mund të shihet në epizodën e radhës të këtij seriali”- ka thënë Budakova për Krypometër.
Këto skema janë pjesë e epizodës së fundit të serialit Rrugët.
|