schema:text
| - Teoria konspirative për luftën nën tokë
Deklarata
Aleanca Ushtarake e drejtuar nga kapelat e bardha ka 10 vite që po zhvillon një luftë titanike nën tokë
Vlerësimi
Rrenë
Postimi me titull “ “Aleanca Ushtarake e drejtuar nga kapelat e bardha ka 10 vite që po zhvillon një luftë titanike nën tokë” është i pambështetur në fakte. Kjo është një teori konspirative që sugjeron se janë duke ndodhur “lufta titanike në baza ushtarake nëntokësore”. Në postim nuk është ofruar asnjë fakt dhe publikimi i njëjtë është vlerësuar si rrenë edhe nga antarë tjerë të IFCN.
Artikulli
Më 25 janar 2024 faqja në Facebook Patriotët e Botës Re (arkive) ka publikuar një shkrim më titull “Aleanca Ushtarake e drejtuar nga kapelat e bardha ka 10 vite që po zhvillon një luftë titanike nën tokë”.
Tutje në shkrim është dhënë një përshkrim i gjatë me pretendime të ndryshme për këto baza dhe efektin që e shkaktojnë.
“Kjo luftë ëdhtë më e madhe se lufta parë dhe e dytë botërore, dhe është drejt fundit, ku fitorja e Aleancës është e sigurtë, tronditja do jetë shum e madhe pë gjumashët,kur se shpejti do çfaqet filmi real i asaj që ka ndodhur”- thuhet në këtë shkrim, në të cilin nuk citohet ndonjë burim kredibil.
Tutje, në këtë postim thuhet se vetëm në SHBA janë 1,400 baza ushtarake nëntokësore.
Krypometër, përmes kërkimeve në internet, ka gjetur se pohime të ngjashme ishin vlerësuar nga verifikuesit e fakteve që janë pjesë e IFCN.
Njëri prej tyre “Lead Stories” ka publikuar një artikull me titull “SHBA nuk i ka 1,477 baza ushtarake nëntokësore në botë.
“Lead Stories” e kanë cituar një zyrtar për media të operacioneve të mbrojtjes së SHBA, i cili ka thënë se postimi është i rremë.
Vlerësuesi Lead Stories, për ta mbështetur kontrollimin e fakteve, duke cituar një këshilltar të lartë në Programin e Qendrës për Studieme të Sigurisë Ndërkombëtare, gjatë një bisede telefonike të bërë me 10 gusht 2022.
Mark F. Cancian, një kolonel marinar në pension i cili shërbeu në detyrë aktive dhe në rezervë për më shumë se tre dekada, thotë se ka disa baza ushtarake nën tokë në SHBA. Ai “në fakt ka qenë në disa nga këto objekte”.
Por, shtoi ai, nuk ka asnjë ndërkombëtarisht dhe asnjë nuk është i lidhur me asnjë lloj sistemi hekurudhor:
Ka malin Cheyenne dhe Raven Rock, të quajtur ndonjëherë “Site R” dhe ato janë me të vërtetë qytete nëntokësore. Unë kam qenë në “Site R” dhe është një qytet brenda një mali. Ai nuk është i lidhur me infrastrukturë nën tokë me asnjë objekt tjetër. Ai shtoi: Shtetet e Bashkuara kanë rreth 400 ICBM (raketë balistike ndërkontinentale), të cilat janë nën tokë dhe rreth 40 bunkerë komandimi dhe kontrolli të lidhur me ato ICBM. Ato janë gjithashtu nën tokë, por nuk janë të lidhura nën tokë … dhe kontrollohen nga Forcat Ajrore.
Postimi i ngjashëm ishte vlerësuar edhe nga faqja ”Lead Stories” (arkive) me titull “DUMB nuk shkaktuan tërmete 10 km nën tokë”. Sipas ADL, organizatë kundër urrejtes me qendër në New York, “DUMBs” është teori konspirative që sugjeron se fëmijët, të trafikuar nga “Deep State”, mbahen në baza sekrete ushtarake nën tokë.
|