About: http://data.cimple.eu/claim-review/6158e289844381306b30a754f929b3fbe328c2d98dfd75aa27ff5b1e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendime të pabazuara për shërimin e nyjeve duke keqpërdorur imazhe të personave Deklarata A vuani nga dhimbjet në nyje, gjunjë apo ije? Ja çfarë duhet të dini. Vetëm për tre ditë do të harroni dhimbjet në nyje dhe shpinë. Zgjidhje e provuar Vlerësimi Rrenë Pretendimet e bëra në videon e publikuar me mbishkrimin “A vuani nga dhimbjet në nyje, gjunjë apo ije? Ja çfarë duhet të dini. Vetëm për tre ditë do të harroni dhimbjet në nyje dhe shpinë. Zgjidhje e provuar”- janë të rreme. Kjo video është gjeneruar me AI dhe pretendohet rrejshëm se në të është duke folur një person në gjuhën shqipe, por i njëjti është një influencer nga Kroacia. Ortopedët dhe reumatologët thonë se problemet e boshtit kurrizor dhe të nyjeve nuk mund të trajtohen me një kremë. Artikulli Më 02.01.2025, faqja në Facebook The New Era (arkiva) ka publikuar një video në të cilën pretendohet se kanë ilaçin për shërimin e nyjeve dhe sanimin e dëmtimeve të boshtit kurrizor. “A vuani nga dhimbjet në nyje, gjunjë apo ije? Ja çfarë duhet të dini. Vetëm për tre ditë do të harroni dhimbjet në nyje dhe shpinë. Zgjidhje e provuar”- shkruan mbi videon e publikuar. Videoja e publikuar zgjat më shumë se 20 minuta, mirëpo vetëm 3 minuta zgjat narracioni në gjuhën shqipe, në të cilin janë bërë shumë gabime gjatë leximit, pasi fjala “dhimbje” është lexuar “dhimbxheve”, apo fjala “njerëzve” është lexuar “nxherëzëve”. Në video pretendohet se një ilaç që ata e promovojnë i trajton problemet e boshtit kurrizor, pa pasur nevojë që t’i nënshtrohen operacioneve të kushtueshme dhe të rrezikshme. Në video është fotografia e një personi me mantel të bardhë, për të cilin pretendohet se është duke folur rreth shërimit të këtyre sëmundjeve. Krypometër përmes kërkimit të fotografisë në Google ka gjetur se personi që shihet në video është Mario Labudoviq, i cili është është sipërmarrës dhe autor i disa librave, influencer në media sociale dhe pronar i MarioLAB Center në Zagreb të Kroacisë. Krypometër ka kontrolluar edhe informacione të tjera të faqes në Facebook The New Era dhe ka gjetur se kjo faqe është krijuar më 25.06.2023, ndërsa menaxherët e faqes janë me lokacion në Ukrainë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si trajtohen nyjet? Për të kuptuar më shumë rreth trajtimit, shërimit të nyjeve, Krypometër ka kontaktuar ortoped e reumatolog. Ortopedi Zukë Xani ka thënë se trajtimi i nyjeve të dëmtuara në disa raste duhet të bëhet edhe me operacion. “Trajtimi i osteoartritit është kompleks, duke filluar prej terapisë medikamentoze, injeksioneve intra-artikulare, fizioterapisë e deri në intervenimin kirurgjik. Pra, gjithçka varet se në cilin stad është sëmundja.”- tha Xani për Krypometër. Reumatologia Arbnora Shabani Berisha thot se është esenciale që secili ilaç apo suplement të ketë informacione për çfarë përdoret, efektet anësore, prodhuesin, etj., pasi ka parë postime të rreme, të cilat u japin shpresa qytetarëve për shërim të sëmundjeve. Shabani Berisha ka dhënë sqarime për këtë sëmundje në një postim në profilin (arkiva) në Facebook, duke thënë se nëse sëmundja nuk trajtohet në mënyrë adekuate, artriti reumatoid mund të çojë në dëmtime të përhershme të nyjeve, madje edhe në invaliditet, si dhe në prekje të organeve të trupit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software