About: http://data.cimple.eu/claim-review/61b402da2e7c2dd0e5fd79b26ce122f7ab2b35dd221bd9af6e31377e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja e gazetes ‘New York Times’ për tarifën 100 për qind Deklarata Deklarata: ‘Në dhjetor, Parlamenti me shumicë ka miratuar legjislacionin për formimin e ushtrisë…Disa ditë më vonë, qeveria e Haradinajt vendosi tarifë 100 për qind për eksportin e Serbisë në Kosovë…”. Vlerësimi Rrenë Në artikullin e New York Times thuhet se tarifa 100 për qind u vendos pas formimit të ushtrisë e në fakt ajo u vendos para formimit të ushtrisë. Pra, në lajmin e New Yort Times ka huqje faktike. Artikulli Në një artikull të gjatë që përshkruante përpjekjet për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe ndarjen e qëndrimeve brenda Kosovës për këtë çështje, gazeta amerikane ‘The New York Times’ ka bërë një gabim faktik. Derisa artikulli i shkruar nga Barbara Surk përshkruan vendimet e qeverisë Haradinaj që përfshijnë formimin e ushtrisë dhe tarifën 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, gazeta ngatërron datën kur tarifa u vendos. Gazeta thotë se ‘Në dhjetor, Parlamenti me shumicë ka miratuar legjislacionin për formimin e ushtrisë…Disa ditë më vonë, qeveria e Haradinajt vendosi tarifë 100 për qind për eksportin e Serbisë në Kosovë…”. Në fakt, përderisa votimi i legjislacionit për formimin e ushtrisë ka ndodhur më 14 dhjetor të vitit 2018, tarifa 100 për qind u vendos disa ditë para saj, më saktësisht më 21 nëntor të 2018-tës. Taska 100 për qind ishte masë e thelluar pas vendimit fillestar për një tarifë 10 për qind në filim të muajit nëntor të vitit 2018. Kjo masë erdhi si përgjigje e qeverisë ndaj sabotazhit të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, specifikisht Interpol. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software