About: http://data.cimple.eu/claim-review/625eef20d74475f18060576a58acea01ff7d630520f26bdbe5cc259e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i pambështetur në fakte pas kërcënimit ndaj deputetit të Serbisë, Shaip Kamberi Deklarata Shaip Kamberi kërcënohet me jetë- Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Shaip Kamberi kërcënohet me jetë- Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë” nuk është i mbështetur në fakte. Deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, nuk është kërrcenuar më 23 mars 2023 por ai e kishte pranuar kërcënimin më 25 shkurt, apo një muaj më parë. Përveç kësaj, në artikull nuk është ofruar asnjë fakt rreth konstatimit të bërë në titull se “Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë”. Artikulli Më 23 mars 2023 “Gazeta Parlamenti” shpërndau një lajm me titull: “Shaip Kamberi kërcënohet me jetë- Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqe e portale tjera si: Tv Rapsodët, Pamfleti.com, Gazetta Drita, Fresh Lajme, Gazeta NKosovë, Shqipet. I njëjti lajm ka qarkulluar në internet edhe gjatë muajit shkurt të vitit 2023. Përkundër konstatimit në titull, në artikull nuk ka asnjë provë se Serbia është tmerruar nga fjalimi i deputetit, Shaip Kamberi. Sa i përket kërcënimeve, Kamberi ka deklaruar se në vazhdimësi merr mesazhe me gjuhë urrejtëse kur mban fjalime për Kosovën në Kuvendin e Serbisë apo lobon në BE e SHBA për të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Por lajmi i publikuar para 4 ditësh nuk përkon me situatën aktuale të këtyre ditëve në Serbi apo ndonjë kërcënimi ndaj deputetit Kamberi. Më 25 shkurt 2023, Kamberi e kishte publikuar mesazhin për kërcënimin që kishte pranuar. Përveç kësaj, në artikull nuk është ofruar asnjë fakt rreth konstatimit të bërë në titull se “Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software