About: http://data.cimple.eu/claim-review/6305fe0c51b8bf5902cf875559d3b10a78c5f50b2b2d25a1f4fb6009     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i pasaktë se 10 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale janë të arrestuar Deklarata Tokë, vetura, banesa e para të gatshme: Kjo është pasuria e 10 të arrestuarve për korrupsion Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Titulli “Tokë, vetura, banesa e para të gatshme: Kjo është pasuria e 10 të arrestuarve për korrupsion” është i pasaktë. Krypometri ka verifikuar nga burime zyrtare dhe nga persona të apostrofuar se të njëjtit nuk janë arrestuar por ndaj tyre ka vetëm një aktakuzë. Artikulli Me 23 gusht 2023, portali Nacionale ka publikuar një lajm me titullin ‘Tokë, vetura, banesa e para të gatshme: Kjo është pasuria e 10 të arrestuarve për korrupsion’. Material me këtë titull është shprëndarë edhe në Veriu.info, Vushtrria.info, Portali Lajme Shqip, GazetaPapirus. Krypometri ka kontrolluar këtë artikull dhe ka evidentuar se në postimin e datës 23/08/2023 përmenden emrat e Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Goran Milenkoviç, Izedin Bytyqi dhe Muhamet Gashi. Krypometri ka verifikuar nëse këta persona janë arrestuar gjatë datës 23/08/2023 Me datë 24/08/2023 krypometri ka kontaktuar zëdhënësin e prokurorisë speciale për të pyetur nëse personat në fjalë janë arrestuar. Ekrem Lutfiu zëdhënës ka konfirmuar se këta persona nuk janë arrestuar. “Unë kontaktova me prokurorin, këta persona nuk janë arrestuar mirëpo për të njëjtit prokuroria vetëm ka ngritur aktakuzë”- ka thënë Lutfiu për Krypometër. Edhe në njoftimin e Prokurorisë Speciale i cili është dërguar tek mediat me anë të emailit potencohet se ndaj personave të apostrofuar vetëm është ngritur aktakuzë. Ky njoftim është publikuar edhe në faqen zyrtare të Prokurorisë së Shtetit me datë 23/08/2023. Në këtë njoftim nuk përmend që personat janë të arrestuar. Brenda tekstit të lajmit të publikuar nga Nacionale, flitet për emrat e personave të akuzuar, pozitat që kanë mbajtur dhe pasurinë që ata kanë deklaruar, por nuk përmendet se janë të arrestuar. Për të verifikuar informacioni Krypometri me datë 24/08/2023 ka kontaktuar me Blerim Dina, ish kryetar i OSHP-së për të cilin titulli pretendon se ka qenë i arrestuar. “Unë nuk jam arrestuar nga prokuroria speciale deri më tani as për aktakuzën ende nuk kam marrë ndonjë njoftim zyrtar”- ka thënë Dina në një deklaratë për Krypometrin me datë 20/08/2023. Prokuroria speciale njoftoi me datë 23 gusht 2023 për ngritjen e një aktakuze për korrupsion. Njoftimi i prokurorisë shpjegon se është ngritur një aktakuzë pas një hetimi disa vjeçar të prokurorisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software