schema:text
| - Rrena e portaleve serbe për rastin e të moshuarës në Pejë
Deklarata
Shqip: Dhuna në shtëpi, infermierja shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një grua serbe
Serbisht: NASILJE U STARAČKOM DOMU Albanska medicinska sestra šamara i maltretira srpsku staricu (VIDEO)
Vlerësimi
Rrenë
Serbisht: Opis videa sa nazivom “Nasilje u porodici, Albanska medicinska sestra šamara i maltretira srpsku staricu” je lažan. Policija Republike Kosova je uhapsila medicinsku sestru koja je fizički napastvovala staricu. Sada su već poznata imena i žrtve i nasilnih medicinskih sestara, i sve su Albanke sa Kosova.
Shqip: Përshkrimi i videos me titullin ‘Dhuna në shtëpi, infermierja shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një grua serbe’ është i rremë. Policia e Kosovës e ka arrestuar infermieren që ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare. Tashmë janë publikuar emrat e infermieres që ka ushtruar dhunë, por edhe emri i të moshuarës dhe të dyja janë shqiptare.
Artikulli
Më 2 nëntor 2022, mediat serbe Alo.rs dhe Glavnevesti.com kanë publikuar videon në të cilën shihet një infermiere derisa ushtron dhunë ndaj një të moshuare, me përshkrimin se një infermiere shqiptare ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare serbe.
Titulli i këtyre portaleve është ‘Dhuna në shtëpi, infermierja shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një grua serbe’. Me të njëjtin përshkrim është shpërndarë edhe në Facebook.
Ndërsa në tekst nuk përmendet askund se gruaja që dhunohet është e nacionalitetit serb. Për më tepër, teksti brenda lajmit është i saktë, pasi që është marrë nga një portal kosovar. Në këtë tekst përshkruhet ngjarja që nga publikimi i videos fillimisht, reagimi i prokurorisë, arrestimi i tre infermiereve dhe deklarimi i pronarit të qendrës ku ka ndodhur ngjarja.
Titulli dhe përshkrimi i kësaj video janë të rremë. Tashmë janë publikuar emrat e infermieres që ka ushtruar dhunë, por edhe emri i të moshuarës dhe të dyja janë shqiptare. Për më tepër e moshuara është nëna e një dëshmori të UÇK-së.
|