Video e montuar e Donald Trump për PDK
Deklarata
“Kur bëhesh i madh cilën parti do ta votosh”
Vlerësimi
Rrenë
Video në të cilën shihet ish-presidenti Donald Trump më një fëmijë dhe dëgjohet një zë duke thënë”: ‘Kur bëhesh i madh cilën parti do ta votosh’ është e ndryshuar. Donald Trump nuk ka folur në shqip. Në videon origjinale të publikuar nga FoxNews, ish-presidenti Donald Trump shihet teksa e mban në duar një fëmijë dhe flet për çështjen e tij dhe prindërve të fëmijës.
Artikulli
Më 6 prill 2023, faqja në Facebook me emrin “Drenica Graphic” ka publikuar një video, në të cilën shihet ish-presidenti amerikan Donald Trump duke mbajtur në duar një fëmijë.
Në video dëgjohet një zë duke pyetur ‘Kur bëhesh i madh cilën parti do ta votosh’, duke u prezantuar se gjoja ashtu ka pyetur ish-presidenti Donald Trump. Po ashtu, dëgjohet edhe një zë tjetër i një fëmije që përgjigjet ‘PDK’.
Videoja është e montuar me figurën e Trumpit dhe të fëmijës, duke pretenduar se kanë folur shqip dhe për PDK, gjë që nuk është e vërtetë. Trump asnjëherë nuk ka folur për PDK, e aq më pak të pyes një fëmijë.
Në videon origjinale të publikuar nga FoxNews, ish-presidenti Donald Trump shihet teksa e mban në duar një fëmijë dhe flet për çështjen e tij dhe prindërve të fëmijës.