About: http://data.cimple.eu/claim-review/648a71337faaae5fbcc97fd5af9bfaa88e9480bb4830b1be9e4342af     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmet e rreme nga Ukraina: Video-lojëra proklamohet si luftim i vërtetë Deklarata Spektakël në ajër: MiG-29 ukrainas shkatërron aeroplanin rus Vlerësimi Rrenë Video e publikuar nga ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, në të cilën shihet përplasja e dy aeroplanëve nuk është nga lufta Ukrainë- Rusi. Kjo video është pjesë e lojërave Digital Combat Simulator World, në të cilën luhen loja nga digjitale nga fushëbetejat. Kjo video nuk është larguar nga llogaria e ministrisë së Mbrojtjes, por Twitter tashmë është duke treguar se video e publikuar është dhënë jashtë kontekstin dhe se e njëjta është marrë nga video lojërat. Artikulli Më 25 shkurt, mediat në Kosovë raportuan për një video të publikuar nga llogaria e verifikuar e ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës në Twitter, në të cilën shihej rrëzimi i një aeroplani nga një tjetër aeroplan. “MiG-29 i Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura shkatërron Su-35 e pushtuesve rusë”, thuhej në postimin në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes. Ky lajm është publikuar nga disa media në Kosovë, si gazeta Express, gazeta Metro, Fakteplus, Fakti Editor. Këto media kryesisht vendosën titullin si: ‘Spektakël në ajër: MiG-29 ukrainas shkatërron aeroplanin rus’. Mediat në Kosovë janë rënë pre e një lajmi të pavërtetë që është publikuar nga ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në profilin e verifikuar në Twitter. Mirëpo kjo video në të cilën shihet përplasja e dy aeroplanëve nuk është nga lufta Ukrainë- Rusi. Kjo video është pjesë e lojërave Digital Combat Simulator World, në të cilën luhen loja nga digjitale nga fushëbetejat. Kjo video nuk është larguar nga llogaria e ministrisë së Mbrojtjes, por Twitter tashmë është duke treguar se video e publikuar është dhënë jashtë kontekstin dhe se e njëjta është marrë nga video lojërat. Kjo nuk është video e parë e publikuar nga lojëra të ngjashme dhe që janë proklamuar si luftime në Ukrainë. Sot, është dita e katërt e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse Rusinë. KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për lajmet e rreme që janë duke qarkulluar për ngjarjet në Ukrainë. Raportimet mund ti gjeni në këtë link.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software