About: http://data.cimple.eu/claim-review/64a951dfd98009006a3cb627674e92c6d75a2a00ea366437b6434689     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për funksionalizimin e komitetit të auditimit Deklarata Mytaher Haskuka: Komitetin e Auditimit, fillimisht duhet të shohim se kush është pjesë e tij, por besoj që në tremujorin e parë do ta funksionalizojmë. Vlerësimi Rrenë Komuna e Prizrenit aktualisht nuk ka komitet funksional të Auditimit. Kjo komunë ka pas çalime në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga Auditori i Brendshëm. Komiteti i Auditimit duhet t’i rishikoj rezultatet e auditimit të brendshëm dhe veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm Artikulli Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Lis Dorambari, ka thënë për KALLXO.com se komiteti i auditimit ende nuk është formuar dhe aktualisht është në proces të rishqyrtimit. “Komiteti i auditimit nuk ka datë të themelimit pasi ende nuk është formuar, aktualisht është në proces të rishqyrtimit”, ka treguar Dorambari. Ndërsa, shefja e kabinetit të Haskukës për komitetin e auditimit paraprak ka marrë parasysh rekomandimet e auditorit, por nuk ka qenë e kënaqshme. “Sa i përket komitetit paraprak, ju njoftojmë që me rregull duhet t’i mbaj 4 takime, mirëpo janë mbajtur vetëm 3 takime, për shkak që kryesuesi i komitetit ka qenë për një kohë jashtë vendit. Gjithashtu duke u bazuar në informatat e Auditorit të Brendshëm të Komunës së Prizrenit, puna e këtij komiteti nuk ka qenë e kënaqshme, por gjithsesi rekomandimet e dhëna nga ana e tyre janë marr parasysh”, ka thënë Koqi. E kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka kishte premtuar se do ta funksionalizonte shumë shpejt Komitetin e Auditimit. “Komitetin e Auditimit, fillimisht duhet të shohim se kush është pjesë e tij, por besoj që në tremujorin e parë do ta funksionalizojmë”, kishte thënë Haskuka në DebatPernime. Auditori i përgjithshëm në raportin e auditimit të vitit 2017 për komunën e Prizrenit thotë se ka pasur nivel të ulët të rekomandimeve të dhëna nga Njësisë së Auditimit të Brendshëm. “Në tetë raportet e përfunduara, NjAB-tё kishin dhënë 23 rekomandime për të përmirësuar funksionimin e kontrollit të brendshëm në komunë. Pjesa më e madhe e rekomandimeve ishin zbatuar pjesërisht. Për me tepër zbatimi i rekomandimeve të dhëna edhe për vitin 2016 nuk ishte në nivelin e duhur. Nga 43 rekomandime, vetëm 13 janë zbatuar dhe 12 ishin në proces të zbatimit. Për me tepër një numër i drejtorive të audituara nuk kanë përgatitur plane të veprimit”, thuhet në raport. Auditori i Përgjithshëm kishte thënë se moszbatimi i rekomandimeve të auditorit të jashtëm mund të qojë në humbje financiare për komunë dhe vlerë të dobët për para. E mungesa e angazhimit të komitetit të auditimit për ta shtyrë adresimin e rekomandimeve, sipas Auditorit të Përgjithshëm rritë rrezikun që mangësitë të përsëriten vazhdimisht. “Komiteti i Auditimit duhet t’i rishikoj rezultatet e auditimit të brendshëm dhe veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm”, thuhet në raport. Edhe në vitin 2016 kishte çalime. ZAP-i ka konstatuar se rekomandimet e NjAB nga menaxhmentit i komunës janë zbatuar pjesërisht. Ndërkaq në raport thuhet se ky adresim i dobët i rekomandimeve të NjAB-së nga menaxhmenti rritë rrezikun se kontrollet e brendshme nuk janë duke funksionuar në nivelin e duhur. Mungesa e angazhimit të komitetit të auditimit për ta shtyrë adresimin e rekomandimeve të NJAB-së rritë rrezikun që mangësitë të përsëriten vazhdimisht. Është rekomanduar që kryetari duhet marrë të gjitha veprimet ndaj njësive administrative që u adresohen rekomandimet, që të kenë një përkushtim maksimal në marrjen e masave përmirësuese në fushat ku dobësitë janë identifikuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software