About: http://data.cimple.eu/claim-review/655291f24e7ac05081aabe9951c0fce0683a1af5e503c8e98eb4feae     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i pa-mbeshtetur në fakte Deklarata Erdogan, Vuçiqit “mos luaj me zjarr” Vlerësimi Rrenë Pretendimi se Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, gjatë një vizite që kishte në verilindje të Turqisë, i ka thënë Vuçiqit “mos luaj me zjarr” është i rremë. Në artikull pretendohet se Erdogan këto komente i ka bërë si reagim ndaj takimit që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte me Turko Daudov, këshilltar i liderit të Çeçenisë, që ishte mbajtur me 15 nëntor 2022. Por, në ueb-faqen e Presidencës së Turqisë thuhet se presidenti Erdogan nga data 14 deri më datën 16 nëntor 2022 do të jetë në vizitë në Indonezi për të marrë pjesë në takimin e G20-tës. Pra, në ditën kur Vuçiq e ka takuar këshilltarin e liderit Çeçen, Presidenti Erdogan nuk ka qenë në verilindje të Turqisë, por në Indonezi. Artikulli Më 15 nëntor 2022 faqja e internetit kosovapost.net publikoi një artikull me titull “Erdogan, Vuçiqit “mos luaj me zjarr”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook duke marrë 238 reagime, 33 komente dhe 9 shpërndarje. Në artikull thuhet se Erdogan i ka bërë këto komente si reagim pas takimit që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte me Turko Daudov, këshilltar i liderit të Çeçenisë. Takimi i Vuçiqit me këshilltarin e liderit Çeçen, Ramazan Kadyrov është mbajtur me 15 nëntor 2022. Në artikullin e publikuar në kosovapost.net thuhet se Erdogan i ka bërë këto komente në një fjalim në verilindje të Turqisë, në një transmetim të drejtpërdrejt në televizion, mirëpo nuk tregohet se në cilin televizion janë transmetuar. Por, në ueb-faqen e Presidencës së Turqisë thuhet se presidenti Erdogan nga data 14 deri më datën 16 nëntor 2022 do të jetë në vizitë në Indonezi për të marrë pjesë në takimin e G20-tës. Në këtë njoftim thuhet se me datën 14 nëntor 2022, Erdogan do të takohet me presidentin e Indonezisë, Jako Widodo. Më 15 dhe 16 nëntor 2022, Erdogan ka marrë pjesë në takimet e G20, duke mbajtur edhe një fjalim. Pra, në ditën kur Vuçiq e ka takuar këshilltarin e liderit Çeçenë, Presidenti Erdogan nuk ka qenë në verilindje të Turqisë, por në Indonezi. Në mediat turke por edhe ato ndërkombëtare nuk ka ndonjë raportim lidhur me reagimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për këtë takim të presidentit Vuçiq. Në artikullin e publikuar në KosovaPost pretendohet se presidenti turk ka folur edhe lidhur me situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, nuk ka ndonjë raportim se Erdogan ka folur lidhur me ndonjë konflikt të mundshëm në Kosovë ose se Europa duhet të ndërhyjë. Aleksandar Vuçiq në fillim të javës deklaroi se marrëdhëniet vëllazërore të vendit të tij me Rusinë nuk mund të shkatërrohen dhe Beogradi nuk do t’i nënshtrohej kurrë presionit gjatë një takimi me Turko Daudov, këshilltar i çeçenit kontrovers Ramzan Kadyrov. Vuçiq u takua me Daudov në Beograd, madje duke pozuar me veshje tradicionale çeçene që i ishin bërë dhuratë. Serbia është përballur me kritika të forta për refuzimin për t’i vënë sanksione Rusisë dhe për mbajtjen e lidhjeve të forta miqësore me Moskën.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software