Konkursi i rremë për punësim në Gjermani
Deklarata
“Kompania “FA-Neziri” kërkon 40 punëtorë në Gjermani, Vizat e punës i siguron kompania”
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Kompania “FA-Neziri” kërkon 40 punëtorë në Gjermani, Vizat e punës i siguron kompania” është i rremë. Konkursi për të cilin është bërë lajmi nuk është më i hapur pasi i njëjti është hapur në maj të vitit 2022.
Artikulli
Më 10 prill 2023 faqja “Post Lajme” ka publikuar një artikull me titull: “Kompania “FA-Neziri” kërkon 40 punëtorë në Gjermani, Vizat e punës i siguron kompania”.
I njëjti artikull është shpërndarë në Facebook dhe në disa faqe të internetit: Xixëllonja, Shqipet KuqeZi dhe Promakale.com.
Pas kërkimeve në internet rezulton se nuk ka konkurs me kërkesa dhe kushte të ngjashme që është hapur gjatë muajit të fundit. Në fakt, ky konkurs pune në Gjermani është i vjetër dhe së pari është publikuar më 6 maj 2022.
Konkursi real ishte publikuar në Facebook nga portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Maqedoni të Veriut “Globi.mk”.