About: http://data.cimple.eu/claim-review/671f6022b0b53a2c70083dd0ca70e8d68161c4de1f5ee69ab06806e5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Videoja e parakalimit të ushtarëve të FSK-së në Prishtinë paraqitet si kontrollë e kufirit në ver Deklarata “Special army controlling kosovan borders North Mitrovica”, në shqip përkthehet: “Ushtria speciale që kontrollon kufijtë e Kosovës me Mitrovicën e Veriut” Vlerësimi Me kos Është i rremë pretendimi: “Ushtria speciale që kontrollon kufijtë e Kosovës me Mitrovicën e Veriut”. Videoja që është publikuar me këtë përshkrim është xhiruar në Prishtinë, gjatë parakalimit të FSK-së me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se është i rremë pretendimi se këta ushtarë janë duke e kontrolluar kufirin me Serbinë. Aktualisht vijën kufitare e kontrollon Policia e Kosovës. Artikulli Më 12.09.2024 një profil në Threads ka publikuar (arkiva) një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke pretenduar se FSK po kontrollon kufijtë në veri të Mitrovicës. Postimi mban përshkrimin “Special army controlling kosovan borders North Mitrovica”, në shqip përkthehet: “Ushtria speciale që kontrollon kufijtë e Kosovës me Mitrovicën e Veriut”. Për më tepër, Krypometër ka analizuar materialin në fjalë dhe ka vërejtur se i njëjti është xhiruar në Prishtinë e jo në Mitrovicë të Veriut. Krypometër ka gjetur se xhirimet janë bërë në paradën e FSK-së të organizuar në qershor të vitit 2024, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës (shih këtu, këtu dhe këtu). Përveç kësaj, Krypometër ka kërkuar një përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes rreth vertetësisë së këtij konstatimi të bërë në këtë faqe në Threads. Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, ka thënë se videoja nuk është bërë në kufirin e Kosovës, si pretendohet në këtë postim. Krypometër tutje ka verifikuar se FSK-ja për të hyrë në territorin e katër komunave me shumicë serbe duhet të marrë aprovim nga ana e NATO-s dhe KFOR-it. Në bazë të një marrëveshjeje e cila daton që nga viti 2013, e nënshkruar në atë kohë nga ish- kryeministri Hashim Thaçi përmes një letre dërguar Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, ishte zotuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të marrin misione në veri të vendit vetëm në bashkëveprim me KFOR-in (shih letrën e dërguar nga Hashim Thaçi tek Sekretari i NATO-s). KFOR pati deklaruar se vendosja e FSK-së në veri të Kosovës, kërkon paraprakisht miratimin nga KFOR-i, sipas marrëveshjeve ekzistuese. Në komunikatat e tyre të vazhdueshme ata theksojnë se “KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit- EULEX, përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për RTK-në kishte deklaruar se në rast të cenimit të territorit dhe sovranitetit nuk është marrëveshja që rregullon zbarkimin e forcave ushtarake në atë pjesë apo tjetër, por Kushtetuta e Republikës së Kosovës e obligon një gjë të tillë. “Letra nuk specifikon që duhet të arrihet marrëveshja e Serbisë për të zbarkuar FSK atje, mund edhe të mos e zbarkojmë kurrë nëse nuk ka nevojë për zbarkim, të mos kemi nevojë të kemi kazermë atje por kjo varet se si e bëjmë konceptin e operacionit apo konceptin e mbrojtjes sa jemi të kërcënuar nga pjesë të ndryshme, vlerësoj që nuk është arritja e marrëveshjes ajo pika kur ne të marrim hapin, vlerësoj se kur cenohet territori i Kosovës, sovraniteti i vendit ne do të jemi aty prezent, dmth nuk ka asnjë përkufizim për ne, në aspektin kushtetues dhe kushtetuta është ajo që na obligon që të jemi të gatshëm ta mbrojmë territorin dhe sovranitetin, pra nuk janë marrëveshjet ndërkombëtare ato që do të bëjnë këto, është situata, rreziku dhe kërcënimi”- është një pjesë e deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë një interviste në transmetuesin publik. Maqedonci pati thënë se kërcënim mund të konsiderohet kur grupe të dyshimta apo forca ushtarake tentojnë të kryejnë invazion dhe me këto veprime kërcënojnë territorin dhe sovranitetin, që sipas tij kushtetuta e obligon FSK-në të veprojë. “Kushtetuta na obligon. Ne përgatitemi të mbrojmë territorin tonë, çdo tentativë për shkëputje në forcë do të pasohet me veprimet ushtarake të FSK-së, që përgatitet për të mbrojtur territorin e vendit”- tregoi tutje ministri. Krypometër ka kontrolluar ligjet që e rregullojnë kontrollin e vijës kufitare të Kosovës. “Kontrolli kufitar është në kuadër të kompetencave të Policisë Kufitare, Doganës së Kosovës dhe Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit. Në kryerjen e detyrave të kontrollit kufitar, Policia kufitare bashkëpunon me agjencitë e tjera shtetërore të përfshira në kontrollin kufitar”- thuhet në Udhëzimin Administrativ për ushtrimin e kontrollit kufitar. Policia e Kosovës ka njësitin e veçantë për kontrollin kufitar. “VIJË E PARË E MBROJTJES” në Kosovë. Departamenti për Kufi është përgjegjës për: Menaxhimin dhe kontrollin në pikat e kalimit të kufirit; Menaxhimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen përgjatë kufirit të Gjelbër dhe të Kaltër; Sigurimin e pacenueshmërisë së kufirit shtetëror”- thuhet në faqen e Policisë së Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software