About: http://data.cimple.eu/claim-review/6832046570a289dfb82a804de7f9cd9a141715e4f2533edec49ee000     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Atdhe Mulla Komiteti i Auditimit në Komunën e Fushë Kosovës Deklarata Ligji: Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik. Vlerësimi E vërtetë Komuna e Fushë Kosovës e ka zbatuar obligimin ligjor për funksionalizimin e Komitetit të Auditimit megjithëse ka pasur vonesa në funksionalizim. Kjo komunë sipas auditorit nuk ka bërë plan veprimi pët trajtimin e rekomandimeve të dhëna nga Auditori i Brendshëm. Zbatimi i rekomandimeve të autorit të brendshëm përveç që garanton një qeverisje më të mirë, bënë që edhe gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit të Jashtëm të jenë më të vogla. Artikulli Komiteti i Auditimit në Komunën e Fushë Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit Burim Berisha është formuar në dhjetor të 2018-ës, por me vonesa në përzgjedhje. Zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli, për KALLXO.com ka thënë se Komiteti i Auditimit në Komunën e Fushë Kosovës është formuar nga viti 2012. “Komiteti i Auditimit në komunën tonë, është formuar nga viti 2012, dhe ka mandate katër vjeçare, tash së fundi Komiteti është formuar me datë 24.12.2018 nr. 236, për periudhën 2019-2021”, thuhet në përgjigjen e tij. Topalli ka shtuar se Komiteti përbëhet prej tre anëtarëve. “Anëtarët e Komitetit janë: Enver Bajqinca – kryetar komisoni; Shaban Abazi-teknik i kontabilitet në SKAK; Hasan Gjyrevci- anëtar”, thuhet në përgjigjen e tij. Komuna e Fushë Kosovës ka arsyetuar vonesat në funksionalizimin e komitetit të ri. “Komiteti i Auditimit të Brendshëm ka mbajtur 2 (dy ) takime gjatë vitit 2018, por komitetit i kishte kaluar mandati, përzgjedhja e komitetit të ri është vonuar për shkak të procedurave administrative”, thuhet në përgjigjen e komunës për KALLXO.com. Sipas zëdhënësit, propozimin e kryetarit për zgjedhjen e anëtarëve të komitetit të ri e ka aprovuar Asambleja e komunës së Fushë Kosovës. Ndërkaq, sa i përket zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Brendshëm, komuna thotë se ka përmbushur 60 për qind të tyre. “Në vitin 2018, janë implementuar (adresuar) nga menaxhmenti rreth 60 (gjashtëdhjetë), % e rekomandimeve, të tjerat presim të zbatohen sepse disa nga rekomandimet kanë afat dhe lidhen me periudhën buxhetore dhe me procese të shumta që kryhen në komunë dhe ministritë relevante”, thuhet në përgjigjen e komunës. Ndërkaq, të gjeturat e raportit e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016 në këtë komunë, thonë se menaxhmenti i komunës nuk kishte bërë plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve të dhëna, andaj sipas tyre, kjo ka rezultuar me përsëritjen e çështjeve të rekomanduara. “Komiteti i auditimit nuk ka arritur t’i shqyrtoj raportet e auditorit të brendshëm të realizuara gjatë vitit 2016 dhe nuk ka përgatitur raport gjithëpërfshirës për menaxhmentin, me kërkesë që të merren veprime konkrete në zbatimin e rekomandimeve të AB”, thuhet në raport. ZKA ka rekomanduar kryetarin e kësaj komune që të ndërmarr veprime konkrete për përpilimin e planit të veprimit për rekomandimet e AB, dhe “të kërkoj nga bartësit përgjegjës ku janë dhënë rekomandimet, që në mënyrë formale të raportojnë mbi zbatimin e tyre, të siguroj se NJAB fokuson rishikimet e saj në fushat që përmbajnë një shkallë të lartë të rreziqeve operative dhe, komiteti i auditimit të bëj një plan pune ku do t’i përcaktoj temat që do t’i trajtoj me prioritet gjatë vitit”. Ndërkaq, për vitin 2017 ZKA ka bërë të ditur se nga gjashtë auditimet e planifikuara nga Njësia e Auditimit të Brendshëm për vitin 2017, vetëm tri prej tyre janë përfunduar në këtë komunë. “Kryerja e pjesërishme e planit të auditimit të brendshëm, ishte si pasojë e menaxhimit jo efektiv të aktiviteteve nga NjAB”, thuhet në raport. ZKA ka rekomanduar kryetarin e komunës që të sigurojë se sistemi i auditimit të brendshëm vepron në mënyrë efektive, “në mënyrë që t’i shtoj vlerë përmirësimit të aktiviteteve operative dhe cilësisë së kontrolleve të brendshme aktuale, e njëkohësisht të përmbushen edhe objektivat e planifikuara në planin vjetor të punës”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software