About: http://data.cimple.eu/claim-review/6a08811c152711fe555c97735cb8b9f622d03ccd66d7f87e5a976149     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla Lajmi i rremë për pagesat për skemat sociale dhe pensionet Deklarata E Fundit: Për nder të Vitit të ri, një Iajm i mirë për pensionistët dhe ata që marrin pagë sociaIe Vlerësimi Rrenë Lajmi nuk është i vërtetë. Titulli nuk korrespondon me përmbajtjen sepse përmbajtja flet për ekzekutimin e parave për pensionistet dhe skemat sociale në muajin gusht, një lajm tashmë I vjetër, ndërsa në titull thuhet se pagesat janë bërë për Vitin e Ri. Artikulli Një përmbaje e vjetër e një njoftimi është përdorur për të prodhuar një lajm të rremë. Faqja “do24news.com” publikoi të hënën më 15 nëntor një lajm me titull: “E Fundit: Për nder të Vitit të ri, një lajm i mirë për pensionistët dhe ata që marrin pagë sociale”. Por, në tekstin e këtij lajmi është përshkruar krejt diçka tjetër. Në fakt, teksti është i vjetër dhe bëhet fjalë për muajin gusht e jo për muajin dhjetor, sic përshkruhet në titull. “Ministria e Financave përmes një njoftimi bën të ditur se sot ka bërë ekzekutimin e pagesave për muajin gusht të skemave sociale dhe pensioneve. Për nder të festës së Vitit te ri, ekzekutimi i pagesave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, thuhet në tekstin e lajmit. Janë dy fjali që bien në kundërshtim me njëra tjetrën, pasi në fillim flitet për pagesat e muajit gusht, ndërsa tutje flitet për pagesat që do të bëhen para festës së Vitit të Ri. Në fakt ekzekutimi i pagesave për muajin gusht ishte bërë më herët për shkak të festës së Kurban Bajramit. Kështu, portali në fjalë ka publikuar një lajm të rremë pasi viti i ri është më 31 dhjetor, në muajin e fundit të vitit e jo në muajin gusht. I njëjti lajm i rremë është publikuar edhe në rrjetin shoqëror Facebook ku ka marrë mjaftë shumë reagime me pëlqime, komente e shpërndarje të lajmit. Kështu, lajmi i njëjtë ka 264 pëlqime, 46 komente e 10 shpërndarje.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software