About: http://data.cimple.eu/claim-review/6a867f9ee681ec5142756a407a0c5fa33878a5d3577afb728f11372e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë për ushtrimin e FSK-s në veri Deklarata “Çfarë po ndodh? Forca të shumta ushtarake (FSK) mësyjnë drejt veriut të Kosovës.” Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i videos së publikuar nga faqja në TikTok është i rremë. Pjesëtarët e FSK-së nuk kanë marshuar në veri. Ata kanë marshuar në Mitrovicën e Jugut, nga kazerma e FSK-së deri në fshatin Frashër dhe prapë janë kthyer në kazermën “Minatori” në Mitrovicë të Jugut. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe FSK-së ky ka qenë një ushtrim i planifikuar. Artikulli Më 23 qershor 2023, faqja “JOQ News” ka publikuar një video të disa ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke marshuar. Ndërsa në mbishkrim “Çfarë po ndodh? Forca të shumta ushtarake (FSK) mësyjnë drejt veriut të Kosovës.”. Marshi i ushtarëve të FSK-së nuk u krye në veri, por në Mitrovicën e Jugut. Për këtë kishte shkruar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai kishte njoftuar përmes një njoftimi në Facebook se marshi i 215 ushtarëve të FSK-së është kryer në Mitrovicë të Jugut, duke filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër. “Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë”- kishte shkruar Ministri Mehaj me datë 23 qershor 2023. Video është publikuar nga faqe të ndryshme në kohën kur në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan pati tensione e incidente. Tensionet erdhën pas hyrjes së kryetarëve shqiptarë në objektet komunale, pas fitores në zgjedhjet lokale të prillit që u zhvilluan në katër komunat me shumicë serbe në veri. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u zhvilluan pas dorëheqjes së kryetarëve paraprak. Zgjedhjet u bojkotuan nga partitë serbe dhe serbët. Në bazë të një marrëveshjeje e cila daton që nga viti 2013, e nënshkruar në atë kohë nga ish- kryeministri Hashim Thaçi, drejtuar Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, kishte garantuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kenë mundësi që të ndërmarrin misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in. Pra Forca e Sigurisë së Kosovës edhe pse shërben si institucion i sigurisë dhe detyrat e saj përfshijnë edhe pjesëmarrjen në operacionet e reagimit ndaj krizave, operacionet paqeruajtëse në raste të fatkeqësive të ndryshme, por edhe emergjencave, nuk mund të hyjnë në territorin e katër komunave me shumicë serbe pa pasur fillimisht një aprovim nga ana e NATO-s dhe KFOR-it. Pas marshit të realizuar nga FSK në Mitrovicën e Jugut kishte reaguar edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ishte shprehur i shqetësuar. “Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e fortë nga Serbia” – kishte shkruar Borrell në Twitter më 23 qershor 2023. Ndaj postimit të Borellit në të njëjtën ditë kishte reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës kreu stërvitje rutinë në Mitrovicë të Jugut, gjë për të cilën, sipas tij, KFOR ka qenë i informuar. “Stërvitjet e sotme nga Regjimenti III i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut janë aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe po ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”- ka shkruar Kurti në Twitter.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software