About: http://data.cimple.eu/claim-review/6bbec3ceb34d675a464a76740a46157f2620897d72e6ba3ee5b240fe     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Premtimet e partive për themelimin e Byrosë së Hetimeve Deklarata AAK: Do të themelojmë Byronë e Hetimeve të ngjashme me FBI-në LDK: Duhet te themelohet Byroja e Hetimeve LVV: Byroja e Hetimeve vetëm për zyrtarët e lartë Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të vazhdojë monitorimin e mbajtjes së premtimeve nga partitë të cilat do të marrin pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në lidhje me themelimin e Byrosë së Hetimit. Artikulli Kandidatët për deputetë të AAK-së, LDK-së dhe LVV-së debatuan për sundimin e ligjit në “DebatPernime”. Selim Selimi (AAK), Shkëmb Manaj dhe Valdet Hoxha (LDK), Adnan Rrustemi dhe Doarsa Kica (LVV) shpalosën programin e tyre për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Të gjithë përfaqësuesit e partive që ishin pjesë e debatit u pajtuan se duhet të themelohet Byroja e Hetimeve. Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë, Sellim Selimi tha se partia e tij ka paraparë që do të krijohet një Byro e Hetimeve, e ngjashme me FBI-në e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ne do ta kemi një task-forcë e cila do të shndërrohet potencialisht në Byro të Hetimeve, e ngjashme me FBI-në”, deklaroi Selimi. Deputeti i LDK-së në legjislaturën e fundit dhe kandidati për deputet i LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, Shkëmb Manaj tha se Byroja e Hetimeve duhet të themelohet. “Ne mendojmë se duhet të themelohet Byroja e Hetimeve mirëpo derisa të themelohet ajo i duhet kohë në mënyrë që të krijohet legjislacioni adekuat. Konsideroj që nuk mund të bëhen hapa të shpejtë në luftimin e korrupsionit nëse tentojmë ta krijojmë këtë Byro të Hetimeve”, ka theksuar Manaj. Ndërsa kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se për të luftuar korrupsionin, VV ka paraparë themelimin e Byrosë së Hetimeve vetëm për zyrtarët e lartë për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. “Korrupsioni në Kosovë është i përqendruar tek zyrtarët e lartë. Ne kemi paraparë të themelohet Byroja e Hetimeve në kuptimin e hetimeve vetëm për zyrtarët e lartë, pastaj do të rishikojmë komplet pakon ligjore sa i përket luftimit të korrupsionit sikurse do të definojmë kompetencat e Agjencisë Kundër Korrupsionit”, tha Rrustemi në DebatPernime me Jeta Xharrën. Ftesa për të qenë pjesë e debatit ka qenë edhe për PDK-në dhe Nismën Socialdemokrate por ata kanë refuzuar të vijnë në debat dhe të shpalosin programet e tyre qeverisëse. Cikli i “DebatPernime” i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt. Debati do të transmetohet çdo mbrëmje me fillim prej orës 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software