About: http://data.cimple.eu/claim-review/6bc2f53d99d5e2b7a0d8481cd556743baa8dc59d0e5d9c6f98e2ff40     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • ‘Muri’ i Rrenave të Kryeministrit Deklarata Isa Mustafa: Muri në pjesën veriore të Mitrovicës, një vepër e ndyrë e strukturave paralele serbe dhe e Beogradit. Murin e trajton dhe e rrënon ligji. Vlerësimi Rrenë e kryptë “Kryeministri i thotë tri të pavërteta në deklaratën e tij: Ia huqë emërtimit zyrtar të komunës së Mitrovicës së Veriut, mënyrës së financimit dhe zbatimit të ligjit”. Artikulli KRYPOMETRI, produkti më i ri i KALLXO.com, ka matur deklaratën e mbrëmshme të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, rreth murit të ndërtuar në Mitrovicën e Veriut. Ja verdikti: Muri që ka nisur të ndërtohet javën e kaluar, ndodhet në Mitrovicën e Veriut e jo në pjesën veriore të Mitrovicës. Mitrovica e veriut është komunë e themeluar sipas planit të Ahtisaari-t me të cilin u shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Që nga viti 2013, Mitrovica e veriut e ka një kryetar të zgjedhur me zgjedhje të lira të organizuara nga REPUBLIKA E KOSOVËS. Pra muri po ndërtohet në komunën e Mitovicës së Veriut e jo në pjesën veriore të Mitrovicës, një term relikt i kohës së UNMIK-ut që tregonte për ndarjen e qytetit në vija etnike. “Vepër e ndyrë e strukturave paralele serbe”. Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës së veriut, ka deklaruar se muri financohet nga Qeveria e Serbisë, sipas një marrëveshjeje të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë, e jo nga strukturat paralele. “Jemi duke folur për projektin që kemi bërë marrëveshje në Bruksel. Një pjesë të projektit sa i përket urës do ta financojë Bashkimi Europian, kurse pjesën tjetër Republika e Serbisë. Për momentin, sa i përket këtyre projekteve nuk është shkaktuar asnjë dëm,” tha Rakiq. “Murin e trajton dhe e rrënon ligji”. Isa Mustafa gjatë mandatit të tij si kryetar i komunës së Prishtinës nuk siguroi zbatimin e ligjit për ndërtimet, toleroi ndërtimin e 36 objekteve pa leje nga të cilat kompanitë e ndërtimit përfituan 28 milionë euro. Fjala është vetëm për një rast për të cilin inspektorët ndërtimorë janë duke u përballur në gjyq. Ai nuk arriti që në Prishtinë të ndalë ndërtimet pa leje.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software