schema:text
| - Ilustrim
Pretendimi i rremë se shega ulë tensionin e gjakut
Deklarata
Mjafton 1 gotë nga kjo në ditë, ul tensionin e lartë dhe kolesterolin e keq në kohë rekord
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i artikullit “Mjafton 1 gotë nga kjo në ditë, ul tensionin e lartë dhe kolesterolin e keq në kohë rekord” është i rremë. Specialitët e mjëkësisë nuk e rekomandojnë shehën për hipërtension apo ulje të kolesterolit.
Artikulli
Më 22.01.2023, faqja e internetit ‘Kape Lajmin’,(Arkiva) ka publikuar një artikull me titull, “Mjafton 1 gotë nga kjo në ditë, ul tensionin e lartë dhe kolesterolin e keq në kohë rekord”.
I njëjti artikull është shpërndarë edhe nga faqja në Facebook, ‘Autochthonous Shqipe’ (arkiva).
Në artikull tregohen efektet pozitive të konsumimit të lëngut të shegës, por nuk është ofruar asnjë argument që e njëjta e shëron hipertensionin dhe kolesterolin.
“Shega ofron një mori përfitimesh për shkak të efektit pozitiv që antioksidantët e tyre kanë në inflamacion. Shumë nga këta antioksidantë vijnë në formën e polifenoleve, pigmenteve bimore
të cilat i japin frutave ngjyrën e tyre karakteristike të kuqe”- shkruan në këtë artikull.
Për të verifikuar pretendimet e ngritura në këtë artikull, Krypometri ka kontaktuar me dy specialistë të mjekësisë së përgjithshme.
Doktoresha, Elmedina Suliqi ka thënë se secila dietë me pemë është e shëndetshme por që shegën nuk e rekomandon për tension.
“Jo, nuk e rekomandojmë, secili mjek kur e sheh gjendjen e pacientit, i rekomandon terapi medikamentoze, varësisht prej gjendjes, e këto mund të konsiderohen si këshilla dietale për pacientin për të mbajtur vetën të shëndetshëm. Por, pacienti gjithsesi duhet të konsultohet me mjekun sepse ai s’mund ta dijë gjendjen pa u bërë ekzaminimet e nevojshme”- ka thënë për krypometër Suliqi.
Edhe ish drejtoresha e QKMF-së në Gjilan, Arbenita Hajdari, tha se shegën nuk e rekomandojnë për ulje të tensionit.
“Varet prej pacientëve dhe kushteve ekonomike të tyre. Drejtpërdrejt nuk mund ta ulë tensionin, por si shtesë e medikamenteve po, pse jo. Ju themi se e zbret tensionin e gjakut edhe mos me përdor në sasi të mëdha kush e ka tensionin e ulët”- thuhet në përgjigjen e Hajdarit të datës 23/11/2023.
|