schema:text
| - Rrena për vizitën e Kurtit te hoxha
Deklarata
Albin Kurti pas pirjes së Rakisë në Ramazan, i bie pizhman, shkonë në Xhami takohet me hoxhen!
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Albin Kurti pas pirjes së Rakisë në Ramazan, i bie pizhman, shkonë në Xhami takohet me hoxhen!” nuk është i mbështetur në fakte. Fotografia që është përdorur si dëshmi në këtë artikull nuk është realizuar në vitin 2023, mirëpo është bërë gjatë vizitës që kryeministrit Kurti ka realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 22 maj 2022. Përveç kësaj, në artikull nuk ka asnjë dëshmi që e mbështetë konstatimin se Albin Kurti i ka rënë pishman për konsumim të alkoolit.
Artikulli
Më 8 prill 2023 faqja në Facebook “Shekulli.info” ka publikuar një fotografi me përshkrimin “Albin Kurti pas pirjes së Rakisë në Ramazan, i bie pizhman, shkonë në Xhami takohet me hoxhen!”
Lajmi është ilustruar me një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me një hoxhë, të cilin e kishte takuar në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2022.
Nuk ka asnjë informacion që e mbështetë titullin (ose lajmin) se kryeministri Kurti pasi ka konsumuar pije alkoolike ka shkuar në xhami të takohet me hoxhën.
Fotografia që është përdorur si dëshmi në këtë artikull nuk është realizuar në vitin 2023, por është bërë gjatë vizitës që kryeministri Kurti kishte realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 22 maj 2022.
Përderi sa postimi në fjalë është bërë gjatë muajit Ramazan, që në Kosovë ka nisur më 23 mars dhe përfundon 20 prill.
|