About: http://data.cimple.eu/claim-review/6d1569585eaf2abe55704fb8c8086d9cdd1b9b863faa81a6a1592785     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Mashtrimi i Albulena Haxhiut me vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve Deklarata “Personat apo prokurorët që se kanë kalu vetingun janë kthyer prapë në sistem përmes rekrutimeve të reja. Vlerësimi Rrenë Të dhënat zyrtare të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial tregojnë se asnjë nga gjykatësit dhe prokurorët të cilët punojnë momentalisht në sistem nuk kanë rënë në procesin e vetingut. Artikulli Kandidatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në debatin e sotëm i cili u realizua në ciklin e Debate Pernime, tha se prokurorë që nuk kishin kaluar procesin e vetingut në vitet 2009-2010 janë kthyer prapë në sistem përmes rekrutimeve. “2009 apo 2010 ka qenë periudha kur është bërë një proces formal i vetingut, çka ka ndodhur është që personat apo prokurorët që se kanë kalu vetingun janë kthyer prapë në sistem përmes rekrutimeve të reja nga sistemi prokurorial dhe gjyqësor i Kosovës”, tha Albulena Haxhiu. Këto deklarata Haxhiu i bëri pas shpalosjes së programit qeverisës të Vetëvendosjes për luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë dhe në sistemet e drejtësisë e sigurisë në Kosovë. Por deklarata e Albulena Haxhiut, e cila ka qenë kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion në mandatin e kaluar të Kuvendit, është e pasaktë. Të dhënat zyrtare të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial tregojnë se asnjë nga gjykatësit dhe prokurorët të cilët punojnë momentalisht në sistem nuk kanë rënë në procesin e vetingut.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software