About: http://data.cimple.eu/claim-review/6d6df883f5b54614989f48fcb0b64e915567f3fd5c601db809618301     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Emisioni satirik prezantohet si lajm i vërtetë Deklarata ZEN nga burime të veta ka siguruar një letër falënderuese që Qeveria e Kosovës ia ka dërguar Qeverisë së Serbisë, aty në emër të Qeverisë së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla falënderon ministrin, Ivica Daçq për intervenimin e shpejtë dhe professional në eliminimin e kriminelit, Faton Hajrizi Vlerësimi Me kos Postimi i shpërndarë në faqen Informacioni KTU me material të marrë nga emisioni satirik ZEN i Artan Behramit, në të cilin flitet për vrasjen e Faton Hajrizit nga policia serbe dhe pretendimi se MPB në Kosovë falënderoi ministrin në Serbi, Ivica Daçiq nuk qëndon, pasi në postim nuk është njoftuar publiku që emisioni është i natyrës satirë, e për këtë gjë ka reaguar edhe vet autori i emisionit, Artan Behrami, i cili tha se materialet po i përdorin si propagandë për të goditur qeverinë. Artikulli Më 27.07.2024 faqja Informacioni KTU (arkiva 1 dhe 2) në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një video me titull “SKANDAL: Sveçla i shkruan Daçiqit. E falënderon për intervenimin profesional në vrasjen e kriminelit Faton Hajrizit”. Video është shkëputur nga emisioni satirik ‘ZEN me Artan Behramin’ që transmetohet në televizionin T7. “ZEN nga burime të veta ka siguruar një letër falënderuese që Qeveria e Kosovës ia ka dërguar Qeverisë së Serbisë, aty në emër të Qeverisë së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla falënderon ministrin, Ivica Daçq për intervenimin e shpejtë dhe professional në eliminimin e kriminelit, Faton Hajrizi”- thotë Behrami në këtë video të publikuar në faqen Informacioni KTU. Kjo faqe nuk e ka bërë të ditur për publikun se emisioni është i llojit satirë. Në një deklarim për Kryepometrin, Artan Behrami, u shpreh se emisoni është satirë dhe tashmë ka reagur për postime të tilla. “E gjithe përmbajtja e emisionit tim është satirë. Jam i interesuar që emisioni mos të keqpërdoret nga askush”- u shpreh Behrami. Në profilin e tij në Facebook, Behrami kishte thënë se videot e emisionit të tij janë përdorur për të shpërndarë informacione të rreme. “Po e shoh që disa video të emisionit tim, ZEN, po keqpërdoren si mjet ‘propagande’ për të goditur Qeverinë e Kosovës! E kam thënë në fillim se shakatë, animacionet dhe paroditë kanë për qëllim argëtimin dhe nuk bazohen në ngjarje, në dokumente ose në fakte të vërteta, por në imagjinatën që ka për qëllim provokimin e mendimit kritik”- ka shkruar ai në një reagim më 27.07.2024. Emisioni satirik ‘ZEN me Artan Behramin’ transmetohet në televizonin T7. Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 06.07.2024. Hajrizi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 06.07.2024 dhe nuk është ditur për vendndodhjen e tij. Më 18.07.2024 autoritetet e Serbisë kishin njoftuar se është vrarë polici Nikolla Krsmanoviq dhe një tjetër ishte plagosur dhe se në vendin e ngjarjes ishte gjetur pasaporta e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit. Në të njëjtën ditë, Artan Hajrizi kishte dhënë disa intervista për mediat në Kosovë duke pretenduar se është në Gjermani dhe se nuk ka qenë në Serbi në momentin e vrasjes së policit. Faton Hajrizi i cili kërkohej nga autoritetet e Serbisë për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri, është vrarë në fshatin Trbushnicë, në pjesën perëndimore të Serbisë. Ndërkaq, më 22.07.2024, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar se Faton Hajrizi është qytetari i cili është vrarë nga Policia serbe në vendin fqinj, Serbi. Në një njoftim për media, MPJD tha se janë testuar disa shenja të gishtërinjve të cilat kanë rezultuar se janë të Hajrizit. Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona që dyshohet se e kishin ndihmuar Hajrizin të arratisej nga burgu. Kjo nuk ka qenë hera e parë që Faton Hajrizi kishte ikur nga burgjet e Kosovës. Faton Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus. Në kohën kur ai e kishte kryer vrasjen ishte vetëm 15 vjeçar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software