About: http://data.cimple.eu/claim-review/6df1641baf4555ea589a0dc52bade24a8dea21f70faccf97407705ba     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se Daçiq ka thënë se përveç policit të vrarë, janë edhe 5 apo 6 viktima tjera Deklarata Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Dačić tha para mediave në serbi se nuk bëhet fjalë vetëm për një polic të vrarë… janë edhe 5 apo 6 viktima tjera! Vlerësimi Rrenë Postimi “Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Dačić tha para mediave në serbi se nuk bëhet fjalë vetëm për një polic të vrarë… janë edhe 5 apo 6 viktima tjera!” është i rremë. Në faqet zyrtare të Qeverisë së Serbisë dhe në media e Serbisë nuk është publikuar ndonjë deklaratë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm Ivica Daçiq që thot se janë edhe 5 apo 6 viktima të tjera. Në njoftimet e publikuara nga Ministria e Brendshëm e Qeverisë së Serbisë thuhet se Fajton Hajrizi dyshohet se ka vrarë një polic dhe ka plagosur një tjetër. Artikulli Më 19.07.2024 faqja e Facebook-ut, Universal (arkiva), ka publikuar një infografikë në të cilën shihet ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, për të cilin pretendohet se ka thënë “nuk është vetëm një polic i vrarë janë edhe 5 apo 6 viktima tjera”. Përmbajtja e njëjtë është shpërndarë edhe nga faqet e Facebook-ut Fshati Abri Skenderaj (arkiva), Aleat.ch GmbH (arkiva) dhe profile tjera (arkiva). Krypometër ka kërkuar informacionin e publikuar në “Google”, por nuk është gjetur asnjë lajm apo artikull me këtë pretendim. Gjithashtu, Krypometër të njëjtën fjali e ka kërkuar edhe në gjuhën serbe, por prap nuk është gjetur ndonjë përmbajtje e tillë. Krypometër ka analizuar postimet e bëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe në asnjë prej tyre nuk thuhet se Faton Hajrizi dyshohet për vrasjen e 5 apo 6 policëve serb. Në postimin e bërë më 19.07.2024, në ora 11:17h, kjo ministri e ka publikuar fotografinë e Faton Hajrizit, për të cilin është thënë se dyshohet se ka vrarë policin Nikola Krsmanoviq. Më 19:07.2024, në ora 13:51h, në të njëjtën faqe është publikuar një deklaratë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kishte deklaruar se është vrarë vrasësi i policit. Më 19.07.2024, në ora 18:23h, në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Facecbook është publikuar njoftimi se ministri Daçiq e kishte vizituar policin e plagosur, Vjekoslav Iliq. Ndërsa, më 20.07.2024, kjo ministri e kishte publikuar njoftimin për mbledhjen komemorative për policin e rënë në detyrë, Nikola Krsmanoviq. Pra, në asnjë prej njoftimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë nuk është thënë se janë vrarë 5 policë. Portali N1info kishte raportuar se ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Daçiq, ka thënë se Hajrizin e ka raportuar një vendas nga i cili i ka kërkuar ujë. Sipas Daçiq, ai nuk ka pasur “plan të dorëzohet dhe ka qëlluar nëntë të shtëna në drejtim të policisë që e ka rrethuar”. “Ne publikuam një fotografi këtë mengjes që njerëzit ta raportojnë nëse e shohin atë. Një banor i një qyteti fqinj e ka parë sepse po i kërkonte ujë. Ai nuk e njeh gjuhën dhe sapo u largua, vendasit iu desh të bënte një ose dy kilometra në këmbë për të raportuar se e kishte parë këtu. Ekipi ynë u largua menjëherë”- tha Daçiq, duke folur nga vendi i likuidimit në Trbushnicë. Ai ka shtuar se rreth 400 policë po e kërkonin Hajrizin. Duke treguar zonën ku u vra ai, Daçiq tha “ai ishte fshehur, ka një lumë, ka një kufi, ai po kërkonte një mënyrë për të kaluar lumin”. “Erdhi policia, qëlloi”. Ai ka qëlluar dy herë në drejtim të makinës së policisë, policia është kundërpërgjigjur. Një e shtënë e goditi dhe ai filloi të ikte nga rruga këtu dhe më pas e kapën policët e tjerë. Ai qëlloi gjithsej nëntë fishekë, një karikator të plotë. Policia e likuidoi. Thjesht nuk ishte e mundur, ai nuk e kishte në plan të dorëzohej”– ka thënë Daçiq. Mirëpo në asnjërën prej këtyre deklaratave, ministri i Srebisë nuk ka deklaruar se janë 5 apo 6 viktima tjera. Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 06.07.2024. Hajrizi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, më 06.07.2024 dhe nuk është ditur për vendndodhjen e tij. Më 18.07.2024 autoritetet e Serbisë kishin njoftuar se është vrarë polici Nikolla Krsmanoviq, dhe një tjetër ishte plagosur dhe se në vendin e ngjarjes ishte gjetur pasaporta e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit. Në të njëjtën ditë, Artan Hajrizi kishte dhënë disa intervista për mediat në Kosovë duke pretenduar se është në Gjermani dhe se nuk ka qenë në Serbi në momentin e vrasjes së policit. Faton Hajrizi i cili kërkohej nga autoritetet e Serbisë për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri, është vrarë në fshatin Trbushnicë, në pjesën perëndimore të Serbisë. Ndërkaq, më 22.07.2024, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar se Faton Hajrizi është qytetari i cili është vrarë nga Policia serbe në vendin fqinj, Serbi. Në një njoftim për media, MPJD tha se janë testuar disa shenja të gishtërinjve të cilat kanë rezultuar se janë të Hajrizit. Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona që dyshohet se e kishin ndihmuar Hajrizin të arratisej nga burgu. Kjo nuk ka qenë hera e parë që Faton Hajrizi kishte ikur nga burgjet e Kosovës. Faton Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus. Në kohën kur ai e kishte kryer vrasjen ishte vetëm 15 vjeçar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software