About: http://data.cimple.eu/claim-review/6e254d46ce3201661855217a89b28befaa70fb4e1e798aac5d46d356     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Arbana Xharrës i mveshen deklaratat që nuk i ka thënë rreth Xhamive Deklarata Arbana Xharra:”Të kisha pasë pushtet, Brenda 24 orëve i kisha rrënu të gjitha Xhamitë Vlerësimi Rrenë Titullin i artikulli që pretendon se Arbana Xharra ka thënë se :”Të kisha pasë pushtet, brenda 24 orëve i kisha rrënu të gjitha Xhamitë”, është i rremë. Arbana Xharra ka thënë se nuk e ka bërë një deklarim të tillë, duke shtuar se ky publikim i rremë është pjesë e fushatës kundër saj. Artikulli Deklarata: Arbana Xharra:”Të kisha pasë pushtet, brenda 24 orëve i kisha rrënu të gjitha Xhamitë”… Një media online “vaj.24newsalljust.com” ka publikuar një lajm me titullin “Arbana Xharra:”Të kisha pasë pushtet, Brenda 24 orëve i kisha rrënu të gjitha Xhamitë”… Titulli i lajmit që pretendon se gazetarja Xharra ka thënë se nëse do kishte pushtet, brenda 24 orëve do të rrëzonte të gjitha xhamitë është i rremë. Tutje në artikulli përsëritet përmbajtja e titullit që është e pa-saktë, ndërsa artikulli tutje shpjegon një status të Xharrës bërë në Facebook përmes të cilës shpreh habinë për lejen që liderët i kanë dhënë ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Gazetarja, Arbana Xharra në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se nuk ka thënë asnjëherë se do të rrënonte të gjitha xhamitë sikur të kishte pushtet. “Është i rremë (deklarata). Asnjë lajm për fe nuk është deklaratë e imja. Unë kam bërë shkrime për ekstremizëm, jo për fe”, ka thënë ajo për KALLXO.com. Në korrik të vitit 2020, Xharra kishte reaguar në “facebook” në lidhje me ndërtimin e xhamisë së re në Prishtinë. Ajo kishte shkruar për mbështetjen e liderëve të atëhershëm të Kosovës të cilët i kishin dhënë dritën e gjelbër ndërtimit të asaj xhamie. Mirëpo në postim nuk është përmendur deklarata të cilën “vaj.24nwësalljust.com” pretendon se Xharra e ka thënë. Xharra tutje në prononcimin e saj për KALLXO.com ka thënë se lajme të tilla kanë filluar prej që kur ajo ka nisur hulumtimet në Kosovë për ndërtimin e xhamive ilegale. “Kjo fushatë ka nisur prej që kam nisë hulumtimet në Kosovë për ndërtimin e xhamive ilegale, atyre prejardhja e të cilave nuk dihet apo edhe të financimeve të Turqisë”, ka thënë Xharra. Sipas saj kjo është një përpjekje për të humbur kredibilitetin e shkrimeve të saj përmes fushatës me lajme të rreme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. “Kjo është përpjekje me humb kredibilitetin e shkrimeve të mija në mënyrë që të etiketohem si islamofobe në mënyrë që çka do që të publikoj apo shkruaj të mos jetë e besueshme. Pra është fushata që ka nisë tash e sa kohë me lajme të rrejshme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni”, është shprehur Xharra.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software