About: http://data.cimple.eu/claim-review/6e91e9a5dd99cad4b625828ff7389a41663d7c337cd46120fa3bfdbc     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për reagimin e Donika Gërvallës dhe serbëve pas deklaratave të Azem Vllasit Deklarata “Kete sekret qe sapo e tregoi per here te pare Azem Vllasi per Arkanin po hallakat serbet dhe me se shumti Donika Gervallen – Ja arsyeja pse u permend Donika..” Vlerësimi Rrenë Artikulli nuk ofron asnjë burim të informacionit i cili konfirmon se Donika Gërvalla është hallakatur nga ky artikull. Po ashtu, ky artikull nuk ofron asnjë argument se në Serbi ka pasur ndonjë reagim pas deklaratës së Azem Vllasit. Gjatë publikimit të informacioneve publikuesit duhet të kujdesen të ofrojnë burime të identifikueshme të informacioneve. Artikulli Në faqen e internetit, “news308media.com” më 1 dhjetor 2021 është publikuar një përmbajtje me titullin “Kete sekret qe sapo e tregoi per here te pare Azem Vllasi per Arkanin po hallakat serbet dhe me se shumti Donika Gervallen – Ja arsyeja pse u permend Donika..” Kjo përmbajtje është publikuar në faqen e Facebook-ut Lexo Sot me datën 16 gusht 2022. Ndonëse në titull thuhet se këtë deklaratë sapo e ka thënë politikani Azem Vllasi, ky informacion ka qarkulluar që nga muaji maj 2021. Artikulli i referohet një interviste të politikanit Azem Vllasit të realizuar më datën 25 maj 2021 në një emision televiziv ku flet për vrasjen e veprimtarit Jusuf Gërvalla. Përmbajtjen e njëjtë, kjo faqe e Facebook-ut e ka shpërndarë edhe më 1 dhjetor 2021. Përveç që kanë ri-shpërndarë një përmbajtje të vjetër, në titull përmendet zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, por nuk ka asnjë informacion brenda artikullit që mbështet reagimin e saj, madje as ‘hallakatjen’ e serbëve. Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla është vajza e veprimtarit Jusuf Gërvalla. Ky informacion është publikuar nga disa faqe të internetit në periudha të ndryshme kohore. Përmbajtja e njëjtë është publikuar në këto faqe të internetit: News308media.com me datën 1 dhjetor 2021.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software