About: http://data.cimple.eu/claim-review/6ea86a4a5c58a2c93990b4b86e6762c0624557c6c6bf176e8ee5a416     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se rrudhat zhduken me tre përbërës kuzhine Deklarata “Lajm i mirë: Ja si te hiqni rrudhat e qafës dhe gusha e varur me këtë recetë / 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁” Vlerësimi Me kos Postimi me titull “Lajm i mirë: Ja si te hiqni rrudhat e qafës dhe gusha e varur me këtë recetë / 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁”- nuk është i bazuar në fakte shkencore. Dermatologët thonë se një recetë me mjaltë, vezë e banane nuk mund t’i largojë rrudhat e moshës. Dermatologia Fatime Kokollari ka thënë se këta përbërës vetëm mund ta ushqejnë lëkurën, por jo t’i heqin rrudhat në këtë moshë. Kurse dermatologia tjetër Nexhmije Kusari ka thënë se lëkura pëson ndryshime drastike pas moshës 45-vjeçare, të cilat mund të trajtohen vetëm përmes operimeve. Artikulli Më 24.09.2024 faqja në Facebook ‘Maringlen’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titullin “Lajm i mirë : Ja si te hiqni rrudhat e qafës dhe gusha e varur me këtë recetë / 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen e internetit “xnews7.com” (arkiva), në të cilin pretendohet se receta për largimin e rrudhave është me banane, vezë e mjaltë. Krypometri po ashtu ka kontrolluar domenin e ueb-faqes xnews7.com, e cila është krijuar më 20.12.2022. Në këto të dhëna emri i pronarit është privat dhe as emri i shtetit në të cilin është regjistruar nuk përmendet. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër ka biseduar me dermatologen, Fatime Kokollari, e cila tha se në këtë recetë nuk ka asgjë shkencore. Kokollari ka thënë se është e pamundur që të zhduken rrudhat me këta përbërës. Ajo ka thënë se përbërës të tillë mund të ushqejnë lëkurën, mirëpo nuk mund t’i largojnë rrudhat e moshës. “Këta përbërës vetëm mund ta ushqejnë lëkurën, por jo t’i heqin rrudhat në këtë moshë, s’ka asgjë shkencore.”- ka thënë Kokollari. Edhe dermatologia tjetër, Nexhmije Kusari, ka thënë se është i pamundur trajtimi i rrudhave me këta përbërës. “Jo, nuk hiqen rrudhat me maska sidomos në këtë moshë, hidratohet lëkura pak, por nuk ka ndonjë efekt tjetër.”- ka thënë ajo. Sipas saj, në moshë të shtyrë trajtimi i rrudhave mund të bëhet vetëm përmes operimeve. “Veç operimet mund të kenë rezultat të kënaqshëm. Botox dhe fillerat bëjnë efekt në atë moshë, por maskat, as që vjen në shprehje.”- ka thënë ajo. Ajo ka treguar se lëkura pëson ndryshime drastike pas moshës 45-vjeçare. “Pas moshës 45-vjeçare vjen tek ndryshimet drastike të lëkurës. Kolagjeni reduktohet dukshëm, muskujt dobësohen, indi dhjamor reduktohet dhe shumë ndryshime të tjera ndodhin në lëkurë për shkak të veprimeve e faktorëve të jashtëm e brendshëm”- ka thënë dermatologia Nexhmije Kusari.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software