About: http://data.cimple.eu/claim-review/6f364f7413744a2921f94d130fe7cb9c61e5ac9e2455c5acfb4bff57     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim Titulli i rremë se Kurti do të dërgojë ushtrinë e Kosovës në Ukrainë Deklarata E gjithë bota po flet për të, Albin Kurti dërgon Ushtrinë e Kosovës në luftë kundër Rusisë Vlerësimi Rrenë Titulli i lajmit është i rremë dhe i njëjti nuk përkon me përmbajtjen e tekstit që flet krejt diçka tjetër. Ushtria e Kosovës nuk është dërguar në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë. Artikulli Portali “news308media.com” ka publikuar një lajm me titullin pretendues se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka dërguar Ushtrinë e Kosovës në Ukrainë në konfliktin me Rusinë. Lajmi ka titullin “E gjithë bota po flet për të, Albin Kurti dërgon Ushtrinë e Kosovës në luftë kundër Rusisë”, i publikuar më datë 23 dhjetor 2021, si dhe është shpërndarë në Facebook në faqen “Rubrika” më datë 21 dhjetor. Ndërkaq, përmbajtja e tekstit është ndryshe nga titulli. Në të përmendet një deklaratë e kryeministrit Kurti, i cili kishte shprehur gatishmëri që FSK-ja të dërgohet në Ukrainë, në rast se kërkohet nga NATO-ja një gjë e tillë. Kurti këtë deklaratë e kishte dhënë para gazetarëve, më 9 dhjetor 2021. “Së pari, uroj që të mos ketë konflikte të reja, edhe unë jam duke e përcjellur me vëmendje deri në orët e vona se çfarë po ndodhë në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse dhe ka një alarmime dhe të NATO-s, në veçanti të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për këtë gjë, dhe çkado që NATO-ja e parasheh të nevojshme ne natyrisht që jemi të gatshëm”, kishte thënë ai. Pas kësaj deklarate, nuk është marrë asnjë vendim nga Qeveria për të dërguar trupa të FSK-së në Ukrainë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software