schema:text
| - Pretendime të rreme se një kremë i heq lipomat dhe i ndal dhimbjet e Sistemit skeletor e nyjeve
Deklarata
Shëron dhimbjet e gjurit , brrylave , belit , çafës; Ndalon te gjitha dhimbjet e ndryshme te sistemit skeletor; Shëron dhimbjet e shkaktuara nga nervi shiatik
Vlerësimi
Me kos
Është i rremë postimi që pretendon se një kremë i heqë të gjitha llojet e lipomave, si dhe “Shëron dhimbjet e gjurit , brrylave , belit , çafës; Ndalon te gjitha dhimbjet e ndryshme te sistemit skeletor; Shëron dhimbjet e shkaktuara nga nervi shiatik”. Krema që pretendon që ka këto efekte nuk ka Autorizim të Marketingut nga Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), i nevojshëm për tregtim në Kosovë. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), Nazmi Kolgeci thot se lipomat nuk mund të hiqen me kremë, pasi janë të forta dhe se mënyra e vetme për trajtimin e tyre është ndërhyrja kirurgjikale.
Artikulli
Më 04.11.2024, faqja në Facebook Krem për heqjen e lipomës për qetësimin e dhimbjeve (arkiva & arkiva) ka publikuar një video për heqjen e lipomave.
“Krem për heqjen e lipomës për qetësimin e dhimbjeve. Krem Gjerman i Avancuar Ndërkombëtarisht, 100 % Efikas Cilësor dhe Origjinal. Trajtoni ënjtjen e lëkurës Lipoliza e celulitit për heqjen e nyjeve për heqjen e gungave të yndyrës së dhjamit”- shkruan në përshkrimin e videos.
Ndërsa çmimi i kësaj kreme është 17 euro e transporti është falas për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Përveç efektit në heqjen e gjëndrave dhjamore- lipomave, në këtë postim pretendohet se kjo kremë “Shëron dhimbjet e gjurit , brrylave , belit , çafës” si dhe “Ndalon te gjitha dhimbjet e ndryshme te sistemit skeletor; Shëron dhimbjet e shkaktuara nga nervi shiatik”.
Krema e ka emrin “Krem për heqjen e lipomës për qetësimin e dhimbjeve”- pra njësoj si emri i faqes në Facebook.
Për të kuptuar më shumë rreth kësaj kreme, Krypometri i ka dërguar pyetje kësaj faqeje. Ata kanë thënë se krema është e licensuar, duke e dërguar edhe njëherë gjithë përmbajtjen e postimit në Facebook.
“Ky krem bën heqjen e lipomave, gungave nënlëkurore ,I Prodhuar nga ekstrakte bimore natyrale, të sigurta dhe pa efekte anësore,-Kremi i lehtë për t’u thithur, depërton thellë dhe lehtëson shpejt shqetësimin,Projektuar për lipoma beninje, trajtim pa dhimbje, anti-inflamator nga pjesa e brendshme e lëkurë, Shëron dhimbjet e gjurit , brrylave , belit , çafës, Ndihmon qarkullimin e gjakut ne vendet ku bëhet masazh ,dalon te gjitha dhimbjet e ndryshme te sistemit skeletor, Shëron dhimbjet e shkaktuara nga nervi shiatik”- thuhet në përgjigjen e tyre
Krypometër ka kërkuar në faqen e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) dhe rezulton se produkti “Krem për heqjen e lipomës për qetësimin e dhimbjeve” nuk është në listën e produkteve me Autorizim Marketingu, pra që lejohet të shitet në Kosovë.
Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thot se “Produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”.
Përveç efektit në heqjen e gjëndrave dhjamore- lipomave, në këtë postim pretendohet se kjo kremë “Shëron dhimbjet e gjurit , brrylave , belit , çafës”, si dhe “Ndalon te gjitha dhimbjet e ndryshme te sistemit skeletor; Shëron dhimbjet e shkaktuara nga nervi shiatik”.
Reumatologu Ali Lahu ka thënë se këto barëra reklamohen vetëm sa për përfitime materiale dhe se nuk ka asgjë të vërtetë rreth pretendimeve për shërim të dhimbjeve të nyjeve dhe sistemit skeletor.
“Përralla janë krejt. Veç komercializëm. Krejt çka dalin nëpër FB dhe media të tjera janë për përfitime materiale. Barërat e vërteta nuk kanë nevojë për promovim, njëjtë si artikujt e vërtetë.”- ka thënë Lahu.
Si trajtohen lipomat?
Krypometër ka biseduar me drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), Nazmi Kolgeci. Ai thot se lipomat nuk mund të hiqen me kremë.
Ai thot se lipomat nuk mund të hiqen me kremë.
“Nuk kam ndonjë informacion që ekziston ndonjë kremë për zhdukjen e lipomave apo ndryshimeve të saj. Ato s’mund të hiqen me kremë. S’ka shanca, sepse janë të forta. Asnjëherë nuk e dimë se si bëhen apo si formësohen. Zakonisht, janë të trashëguara nga nëna, gjyshja, stërgjyshja. Pra, shumica e njerëzve që kanë lipoma, e kanë trashëgimi. Rruga e vetme deri më sot është ndërhyrja kirurgjikale.”- ka thënë Kolgeci.
Ndërsa, kirurgu torakal Frederik Çuperjani ka thënë se kjo kremë në Facebook nuk e zgjidh problemin me lipomat.
“Lipomat janë tumore beninje, apo si i themi ne “tumore të mira”. Kryesisht, janë me tendenca gjenetike të shfaqjes. Unë i trajtoj zakonisht në mënyrë kirurgjike. Përmbajtja e tyre është yndyrore. Kjo krema në FB, nuk besoj që e zgjidh problemin. Nuk ka trajtime pa kontrollime mjekësore. Është një rrugë e shkurtër, që i mashtron njerëzit. Duhet të deklarohet publikisht përmbajtja e kremës dhe shumë e shumë procedura tjera.”- ka thënë Çuperjani për Krypometër.
Ndërkaq, kirurgu tjetër i torakales, Fitim Selimi, ka shpjeguar për Krypometër se si krijohen lipomat, duke shtuar se nuk është në dijeni të ndonjë metodë tjetër për heqjen e tyre, nga organizmi, përveç asaj kirurgjikale.
“Deri tani nuk dimë teknikë apo procedurë tjetër për heqjen e lipomave, përveç procedurës kirurgjikale. Nuk kam njohuri që ndonjë kremë të ketë efektet e nevojshme për ta eliminuar prezencën e lipomave nga organizmi. Lipomat janë tumore të indit yndyror, sikur çdo ind tjetër në organizëm, që mund të shfaqë devijime në kuptimin e rritjes së pakontrolluar. Po ashtu, edhe indi yndyror mund të rritet në mënyrë të pakontrolluar, në lokacione të ndryshme nëpër organizëm.”- ka thënë Selimi.
|