About: http://data.cimple.eu/claim-review/704797d8b4385d8402d698fba4c83307ac9fc53a8ae580294dfcf3df     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rrejshëm për Luiz Ejlli Deklarata Ngjarje e rënd’, i bërë tap Luiz Ejlli nxjerrë pistoletën dhe qëllon nje person në sy të policisë” Vlerësimi Rrenë Informacioni me titull “Ngjarje e rënd’, i bërë tap Luiz Ejlli nxjerrë pistoletën dhe qëllon nje person në sy të policisë” është i rremë. Policia ka konfirmuar se kjo ngjarje është një skenë e xhirimit të një filmi dhe nuk është ngjarje reale. Artikulli Faqet e Facebook Albapress.net, Gazeta, Estrada Shqiptare, Lajme Reale, Shqipet e Kumanovës, Gazeta_Sot, Bota Shqiptare, Lajme nga Bota dhe Informacioni me 31 gusht 2023 kanë shpërndarë një artikull ku thuhet se aktori dhe këngëtari Luiz Ejlli ka qëlluar me armë një person në sy të Policisë. Artikulli është shpërndarë edhe në faqet e internetit gazetaprishtina.info, ntv.al dhe usaviral.us. Në videon që është bashkëngjitur në këtë artikull është paraqitur një situatë ky Ejlli qëllon me armë aktorin Ylber Bardhi. Krypometri ka kontrolluar nëse ky informacion është i vërtetë. Në raportimet e para del se fituesi i Big Brother gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në xhirimin e një filmi në bashkëpunim me Policinë. Për shak se ngjarja në të cilën pretendohet se është i përfshirë Ejlli është ngjarje kriminale, Krypometri me datë 04/03/2023 ka kontrolluar në faqen e Policisë së Shtetit nëse një ngjarje e tillë ka ndodhur. Në këtë faqe është konstatuar se në fund të gushti dhe fillim të shtatorit nuk ka një ngjarje të tillë kriminale të raportuar. Për të konfirmuar më tutje informacionin, Krypometri ka kontaktuar edhe Policinë e Shtetit. Në një komunikim me datë 04/09/2023 Gent Mullai zëdhënës i Policisë së Shtetit ka konfirmuar se ky informacion është i rremë. “Kjo nuk është ngjarje reale, por pjesë e xhirimeve për realizimin e një filmi”- ka thënë Mullai për Krypometrin me datë 04/09/2023. Filmi për të cilin bëhet fjalë është “Në kuadër të Dashurisë” në të cilin protagonistë do të jenë dy personazheët e videos së shpërndarë në rrjet, Luiz Ejlli e Ylber Bardhi. Ejlli u bë person i njohur në Kosovë gjatë serialit Big Brother. I njëjti ka mijëra ndjekës dhe interesim të madh në publikun e vendit. Që nga paraqitja e tij në publik, ka pasur një varg dezinformatash për jetën e tij.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software