About: http://data.cimple.eu/claim-review/707d20caf9f7c8fc2288f21c156cbcd90b5c94babc3674ce775aaff8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pal Lekaj i rren mitrovicasit Deklarata Pal Lekaj, me 13 nëntor: Ky projekt ka kosto afër 380 mijë euro dhe parashihet të përfundohet brenda 60 ditësh. Ministria e Infrastrukturës: Kanë rifilluar punimet në sanimin e tunelit të Mitrovicës në rrugën nacionale N2 dhe ato do të përfundojnë për 20 ditë. Vlerësimi Rrenë e kryptë Kanë kaluar 22 javë, apo 110 ditë pune prej ditës kur kanë nis punimet në tunelin e Mitrovicës dhe rrugën N2. Punimet nuk kanë përfunduar e tuneli vazhdon të mbetet i mbyllur. As afati i dytë i caktuar nga Lekaj nuk është zbatuar për përfundim të punimeve. Qytetarët tash e 22 javë detyrohen të gjejnë rrugë alternative dhe të përballen me kolonat që ka shkaktuar mbyllja e kësaj arterie për të hyrë në Komunën e Mitrovicës. Artikulli Tunelit i Mitrovicës vazhdon të mbetet i bllokuar për qarkullim për shkak të zvarritjes së punimeve. Qytetarët tash e 22 javë detyrohen të gjejnë rrugë alternative dhe të përballen me kolonat që ka shkaktuar mbyllja e kësaj arterie për të hyrë në Komunën e Mitrovicës. Ministria e Infrastrukturës me 10 nëntor të vitit 2018 kishte njoftuar se rruga Mitrovicë- Qabër do të mbyllej tërësisht për qarkullim për shkak të fillimit të punimeve. Me 13 nëntor ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook kishte treguar vlerën dhe afatin e përfundimit të sanimit të këtij tuneli. “Ky projekt ka kosto afër 380 mijë euro dhe parashihet të përfundohet brenda 60 ditësh, por që synohet të përfundohet edhe më shpejtë, ndërsa tuneli ka gjatësi 250 metra”, kishte shkruar Lekaj. Që nga ajo kohë, kanë kaluar 22 javë apo 110 ditë pune. Punët në tunel dhe rrugën Nacionale N2, segmenti Mitrovicë – Çabër kishte rifilluar me 5 mars të këtij viti, por edhe përkundër zotimit se ky sanim do të përfundojë për 20 ditë që nga ajo datë, ende nuk ka përfunduar. Ministria e Infrastrukturës nuk ka dhënë ndonjë datë se kur pritet të përfundojnë punimet për sanimin e segmentit Mitrovicë- Qabër. KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për të parë se cilat kanë qenë arsyet e mos përfundimit në afat të punimeve. Fillojetë Konjuhi nga kabineti i ministrit Lekaj ka thënë se të gjitha punimet për këtë segment kanë përfunduar, por ana vizuale e rrugës ka ndikuar që ky sanim të shtyhen. “Me kërkesë të drejtorit të menaxhimit të rrugëve, punimet në tunelin e Mitrovicës në rrugën nacionale N2 janë zgjatur. Në aspektin e sigurisë dhe hidroizolimit, si punë esenciale në këtë tunel, kanë përfunduar. Por ana vizuele nuk është finalizuar sipas kërkesave projektuese. Prandaj Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar nga kompania e kontraktuar të përfundojë punët sipas projektimit, në të kundërtën do të merren masat sanksionuese. Në këtë aspekt punimet po zhvillohen me dinamikë dhe presim që të përfundojnë shumë shpejt”, ka thënë Konjuhi për KALLXO.com.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software