About: http://data.cimple.eu/claim-review/709c17183cc91f202d910a02a93ecf4cd1217634cbe88c4968ca23b5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për vrasjet në luftimet me Policinë e Kosovës Deklarata “Pesë sulmues Serbë të vrarë në veri nga luftimet me Policinë e Kosovës” Vlerësimi Rrenë Publikimi në Tik Tok se 5 persona në Banjskë janë vrarë është i rremë. Krypometër ka konfirmuar me burime zyrtare se në Banjskë janë vrarë vetëm 3 persona. Artikulli Profili në Tik Tok “MTRKS25” ka publikuar një video (arkiva) me mbishkrimin “Pesë sulmues Serbë të vrarë në veri nga luftimet me Policinë e Kosovës”. Krypometri ka verifikuar këtë informacion. Krypometër ka konstatuar se me datë 25.09.2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte konfirmuar se në rastin Banjska është zbuluar personi i tretë i vrarë. Policia e Kosovës zyrtarisht kishte njoftuar se nga ngjarja e Banjskës kishin mbetur të vrarë tre persona nga grupi i armatosur. Më 27.10.2023, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kishte konfirmuar për KallxoPernime se vetëm tre persona ishin vrarë gjatë sulmit në Banjskë. Më 24.09.2023, rreth orës 03:00, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm terrorist nga një grup i personave të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Grupi i armatosur më pas ka hyrë në oborrin e manastirit të Banjskës në Zveçan. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë gjatë ditës se personat e armatosur janë rrethuar nga policia tek manastiri i Banjskës në Zveçan, në afërsi të të cilit është vrarë edhe polici Afrim Bunjaku, në orët e para të së dielës më 24 shtator 2023, e janë lënduar dy të tjerë. Sipas informacioneve zyrtare, tre pjesëtarë të grupit sulmues janë vrarë nga ballafaqimi me armë zjarri me forcat e rendit të Kosovës dhe tre të tjerë, të arrestuar, të cilët tani gjenden në paraburgim.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software