About: http://data.cimple.eu/claim-review/70ba46c0b7b4eb30025af7ea11215f19d429ba66fa619f2d1cfe00c7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i referencave të rreme për të shitur ilaçe Deklarata NJË TJETËR SKANDAL NË FUSHËN FARMACEUTIKE! ÇFARË NA SHESIN FARMACIONET TONA PËR TRAJTIMIN E PROSTATITIT DHE SI TRAJTOHET KJO SËMUNDJE NË SHTETE TË TJERA TË BE-SË, SHBA-SË DHE KINËS? Vlerësimi Rrenë Artikulli me mbishkrimin “NJË TJETËR SKANDAL NË FUSHËN FARMACEUTIKE! ÇFARË NA SHESIN FARMACIONET TONA PËR TRAJTIMIN E PROSTATITIT DHE SI TRAJTOHET KJO SËMUNDJE NË SHTETE TË TJERA TË BE-SË, SHBA-SË DHE KINËS?” është i rremë. Artikulli është publikuar në një faqe të internetit që rrejshëm prezantohet si faqe shtetërore. Në artikull është cituar një mjekë fiktiv, i cili është ilustruar me një fotografi të një mjeku rus. Në artikull janë bërë pretendime të rreme për mënyrën e shërimit të prostatitit në BE, Kinë dhe SHBA. Artikulli Më 20.06.2024 faqja në Facebook, ‘Unbeatable chrysanthemum’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull: Luftimi i prostatitit: çelësi për kënaqësi më të mirë seksuale! I njëjti artikull është publikuar edhe në ueb-faqen beauty-cf2.tech (arkiva), me titull “NJË TJETËR SKANDAL NË FUSHËN FARMACEUTIKE! ÇFARË NA SHESIN FARMACIONET TONA PËR TRAJTIMIN E PROSTATITIT DHE SI TRAJTOHET KJO SËMUNDJE NË SHTETE TË TJERA TË BE-SË, SHBA-SË DHE KINËS?”. Faqja e internetit që e ka publikuar këtë artikull është prezantuar si institucion shtetëror, pasi ka emrin “Sistemi Elektronik Kombëtar i Shërbimeve Shëndetësore”. Krypometër ka kontrolluar organogramin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe atë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (shiko statutin e SHSKUK-së), por nuk figuron asnjë institucion me emrin Sistemi Elektronik Kombëtar i Shërbimeve Shëndetësore. Faqja e internetit ka disa rubrika, si: KUSH JEMI, LOGIN, HARTA, STATISTIKA, NDIHMË, DOKUMENTET, KONTAKTET, mirëpo asnjëra prej këtyre rubrikave nuk është funksionale, pasi kur klikohen dërgojnë tek dritarja për blerjen e suplementit. Ky artikull pretendon se citon “Dr. Franc Mustafa Kerimov”, për të cilin thuhet se është një nga urologët më të shquar në Gadishullin Ballkanik. Dr. Mustafa Kerimov, është i ilustruar me një fotografi të cilën Krypometër përmes kërkimit në Yandex ka gjetur se kjo fotografi është e traumatologut rus Abduev Vladimir Bagdanoviq. Në këtë artikull reklamohet produkti ‘Prostafix’. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se produkti ‘Prostafix’, nuk është në listën e ilaçeve me autorizim marketingu dhe nuk lejohet të shitet në Kosovë. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Krypometër ka kontaktuar me urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se trajtimi i sëmundjes së prostatës bëhet bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat e aprovuara e që janë në shitje nëpër barnatore. Sipas Fetahut, ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe kanë Autorizimit për Marketing nga AKPPM si parashihet në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Në një shkrim autorial, urologu Rinor Dervishi kishte shkruar për problemet me prostatën dhe domosdoshmërinë që secili pacient të konsultohet me mjekë. Krypometri ka biseduar edhe me farmacistin klinik, Astrit Haxhijaha, i cili ka thënë se pacientët, të cilët kanë probleme me prostatit, duhet t’i drejtohen urologut. “Pacientët me probleme me prostatë duhet t’i drejtohen urologut pasi ai është specialist që e trajton kete problem”- ka thënë Haxhijaha. Edhe pse në artikull pretendohet të tregohet se si trajtohet prostatiti në shtetet e BE-së, Kinë dhe SHBA, në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi për këtë trajtim të supozuar. Nga kërkimet në internet rezulton se Instituti Kombëtar i Diabetit dhe Sëmundjeve Digjestive dhe Veshkave në SHBA rekomandon një sërë analizash që duhet bërë për të diagnostifikuar këtë sëmundje si dhe përmend disa hapa për trajtimin e saj, e asnjë prej tyre nuk përmend ndonjë ilaç specifik të ndonjë prodhuesi të caktuar, si pretendohet në artikull.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software