About: http://data.cimple.eu/claim-review/7104f510f6d40f504701bfec9ff73873545c37d71c3a943ee20986af     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena mediale se në tubimin e VV-së nuk kishte asnjë flamur të Kosovës Deklarata “Derisa të pranishmit që po marrin pjesë në tubim në duart e tyre po mbajnë flamurin kuq e zi, flamuj të shteteve të tjera por jo edhe atë të Republikës së Kosovës”. Vlerësimi Rrenë e kryptë Kjo informatë nuk është e vërtetë, pasiqë kamerat e KALLXO.com kanë filmuar flamurin shtetëror të Kosovës në tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Artikulli Gjatë ditës së sotme është mbajtur tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në nderë të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës si dhe për 15 vjetorin e formimit të LVV-së. Gjatë këtij tubimi u panë flamuj të shumtë kombëtar, ndërsa u raportua se nuk pati asnjë flamur të Kosovës. Ne media u publikua një lajm se: “Asnjë flamur i Kosovës në tubimin e VV-së”. Në anën tjetër, këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se në tubimin e LVV nuk kishte asnjë flamur shtetëror. “Pas aventurës me Serbinë dhe izolimit me Shqipërinë, Lëvizja Vetëvendosje paska provuar të rikthehet në identitet. Në “festivalin” e tyre nuk po shihet asnjë flamur shtetëror. Horrat sërish qenkan mbështjellë me patriotizmin e rremë duke e valëvitur flamurin kombëtar!”, thuhet në postimin e Behramajt. Ekipet e KALLXO.com të cilët kanë përcjellur tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje kanë raportuar se ka pasur flamuj të Kosovës në po këtë tubim. Më poshtë u sjellim edhe fotografitë e tubimit ku shihen edhe flamujt e Kosovës. Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software