About: http://data.cimple.eu/claim-review/7139dbbc490b527a903be2c6a5918d700f500c8aa346aa3b470ea39b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Xhafer Gashi, kryetar i komunës së Obiliqit| Foto: Facebook Komuna e Obiliqit nuk i publikon listën e pronave komunale Deklarata Xhafer Gashi: “Deri në fund të prillit, presim që të kryhet e gjitha”. Vlerësimi Rrenë Komuna e Obiliqit ende nuk e ka publikuar listën e plotë me prona komunale. Gashi kishte deklaruar se kjo listë do të publikohet më së largu në muajin prill të vitit 2018. Auditori e ka ngritur çështjen e menaxhimit të pronave Komunale si një ndër problemet kryesore. Artikulli Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi gjatë debatit në balotazh në Debat Pernime ka premtuar se do të bëj publikimin e listave të pronave të komunës. Ai pati premtuar se të gjitha listat priten të publikohen deri në fund të muajit prill. “Deri në fund të prillit, presim që të kryhet e gjitha”, kishte thënë Gashi në Debat Pernime para moderatores Jeta Xharra. KALLXO.com ka kërkuar nga ana e Komunës së Obiliqit, përgjigje në lidhje me publikimin e listave. Sipas përgjigjes së komunës, një pjesë e pronave është e publikuar ndërsa pjesa tjetër është në proces. “Po , një pjesë e pronave janë publikuar dhe një pjese janë në proces , kjo ka filluar vite me parë dhe janë në procedurë . ( Për zonat kadastrale në Mazgit, Llazarëve ky është e caktuar edhe Zona Industriale sipas Planit Zhvillimore Komunal e Urban 2009-2020 ) , për shkak të afatit ligjor në fund të mandatit 2017 . Tani në mandatin e ri ka filluar punën edhe janë themeluar komisione edhe nga Kuvendi Komunal edhe ekzekutivi , komision komunal për dhënin e pronës në shfrytëzim është funksional dhe ky komision ka filluar punën në trajtimin e kërkesave”, thuhet në përgjigjen e Komunës. Arsyeja pse i është bërë kjo pyetje është gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit se një pjesë e Komunave kanë telashe me identifikimin dhe menaxhimin e pronave komunale. Telashja kryesore e komunave është se shumë biznese/persona fizik i shfrytëzojnë pronat komunale pa paguar qira. “Kryetari i Komunës kishte formuar komisionet për inventarizim dhe vlerësim të pasurisë jo financiare në pronësi të Komunës, megjithatë, komisioni nuk ka përgatitur raport përfundimtar me shkrim për rezultatet e inventarizimit dhe regjistrimeve të fund vitit. Ndërsa, komisioni për vlerësim, në listën e vlerësimit për prona, ka përfshirë prona të cilat nuk janë të evidentuar në regjistrin kontabël të pasurive. Po ashtu, në këtë regjistër, figurojnë dy prona të cilat sipas dokumentit kadastral janë prona private. Prandaj, duke u bazuar në këto raste, raporti si i tillë nuk mund të konsiderohet i plotë dhe i saktë”, thuhet në raportin e Auditorit për Komunën e Obiliqit për vitin 2016.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software