Vushtrri, vrasja, 30.10.2023
Publikimi i rremë për rrugën në Vushtrri
Deklarata
Rrug të Reja në Vushtrri PDK 1.m e ni zhiletë
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi me titull “Rrug të Reja në Vushtrri PDK 1.m e ni zhiletë” është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se rruga e shtruar është me 3 metra gjerësi.
Artikulli
Profili në facebook me emer “ Met’i Kosova” më 7 dhjetor 2023 ka publikuar një fotografi në të cilën shihet një rrugë e asfaltuar në qytetin e Vushtrrisë (arkiva).
Mbishkrimi në këtë fotografi thotë “Rrug të Reja në Vushtrri PDK 1.m e ni …” .
Ky informacion pretendon se rruga e asfaltuar nuk është më e gjerë se “një metër”.
Krypometri ka verifikuar këtë informacion.
Drejtoresha e urbanizmit në Vushtrri, Fortuna Spahiu Krasnqi, ka thënë se gjerësia e rrugës në këtë fotografi e cila ndodhet në fshatin Safaraqak është 3 metra.
“Rruga është 3 metra e asfaltuar ndërsa është në procedurë mbushja e bankinava skaj rrugës me zhavor, është asfaltu në bazë të gjendjes me kadastër për shkak se me asfaltu ma shumë duhet shpronësim, e komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm që të bëjë shpronësimin e secilës rrugë, është asfaltu në bazë të listës që është aprovu në Kuvendin Komunal”- tha ajo.
Krypometri ka verifikuar edhe kontratën e asfaltimit të kësaj rruge.
Sipas kontratës gjatësia e shtrimit të rrugës është 700 metra, ndërsa gjerësia 3 metra.
Nga kompania “Rahovica Commerce” e cila ka kryer punimet kanë thënë se… “makina që po e shihni në fotografi nuk është e llojit që shtron rrugë në gjërësi më të vogël se 3 metra, andaj rruga e ka gjersinë e tillë dhe nuk është 1 metër, nuk ka makinë që shtron asfalt me gjërësi 1 metër”- kanë deklaruar nga kompania me datë 10/12/2023.