schema:text
| - Titulli i rremë për rrëzimin e Qeverisë Kurti
Deklarata
Po Zihet Dicka / Opozita Ne Kosove, Tirana Dhe Beogradi Po Behen Bashke Per Rrezimin E Albin Kurtit ! Profesori I Njohur Tregon…”
Vlerësimi
Rrenë
Titulli është i rremë. Artikulli nuk ka asnjë burim të informacionit që mbështet se opozita, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po bëhen bashkë për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ndonëse në titull paralajmërohet deklarata e një “profesori të njohur”, në fakt brenda artikullit nuk është cituar asnjë profesor. Artikulli i referohet një vizite të të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, në Prishtinë dhe Beograd më 9 shtator.
Artikulli
Në faqen e internetit “a.news29media.com” me datën 13 shtator 2022 është publikuar një përmbajtje me titullin “Po Zihet Dicka / Opozita Ne Kosove, Tirana Dhe Beogradi Po Behen Bashke Per Rrezimin E Albin Kurtit ! Profesori I Njohur Tregon…”
E njëjta pëmbajtje është shpërndarë në disa faqe të Facebookut më 13 shtator 2022; Gazeta Rozë, Lajme Online, Lexo.net, Kosova Press, Shëndeti.al dhe në Artistet Shqiptare.
Por, titulli nuk është i saktë. Përmbajtja nuk ka asnjë burim që mbështet informacionin se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po bëhen bashkë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Po ashtu, ndonëse në titull paralajmërohet deklarata e një “profesori të njohur”, në fakt brenda tekstit të artikullit nuk është cituar asnjë profesor.
Artikulli i referohet një vizite të të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, në Prishtinë dhe Beograd më 9 shtator 2022.
Qëllim i kësaj vizite ishte “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”.
Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Lajçak dhe këshilltarët e rinj për dialogun vizitojnë Kosovën dhe Serbinë
|