About: http://data.cimple.eu/claim-review/73ce60d99fd18f7b8734e41e3637108c45aad947cac3f298472701b9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës Rrena e Shpend Ahmetit për kamerat e trafikut në kryeqytet Deklarata Shpend Ahmeti më 24.07.2018- “Në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike”. Vlerësimi Rrenë Vetë Komuna e Prishtinës ka konfirmuar se në kryeqytet ende nuk janë vendosur kamerat e trafikut, ashtu siç ishte premtuar nga Kryetari Shpend Ahmeti në vitin 2018. Artikulli Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, nuk ka të vendosura kamera të trafikut as në vitin 2020. Vendosjen e këtyre kamerave e kishte premtuar para dy vitesh, kryetari i këtij qyteti, Shpend Ahmeti. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, më 24 korrik të vitit 2018, përmes një statusi në ‘Facebook’, kishte thënë se në vjeshtën e atij viti, nëpër hapësirat publike të kryeqytetit, do të fillohet vendosja e kamerave të trafikut, për shqiptimin e gjobave për shoferët që shkelin rregullat e trafikut. Ahmeti, kishte reaguar pasi në Kosovë ishte shënuar rritje e aksidenteve në trafik. “Në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike. Dënimet do ti mbledhim me përmbarues dhe jemi përkrahës edhe të politikës që të mos lejohet regjistrimi i veturës me dënime të papaguara nga viti i kaluar”, kishte shkruar Ahmeti në ‘Facebook’. Tash jemi në fillim të vitit 2020 dhe kamerat e trafikut nuk janë vendosur. Shefi i sektorit për hapësira publike në Komunën e Prishtinës, Habib Qorri, në një përgjigje për KALLXO.com, ka thënë se shpreson që këtë vit të fillohet vendosja e kamerave të trafikut nëpër kryeqytet. Qorri ka thënë se projekti momentalisht është në procedurën e prokurimit. “Projektin jemi duke e zhvillu, jemi në procedurën e prokurimit. Tash qysh shkojnë procedurat, jemi në fillim të vitit dhe po shpresoj. Në fund të vitit të kaluar është shpallja, tash po shpresojmë, sivjet duhet me pasë diçka”, ka thënë Qorri në përgjigjen e tij përmes telefonit. Qorri ka thënë se fillimisht kamerat do të vendosen nëpër udhëkryqe, për të vazhduar pastaj nëpër pjesë të tjera të qytetit. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software