Fotografia e ndryshuar e deputetit të PDK-së
Deklarata
Këshilli i Etikës ka vendosur që Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati janë plagjiatorë
Vlerësimi
Rrenë
Ilustrimi i paraqitur në duart e deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati është i manipuluar. Kastrati nuk ka prezantuar para kamerave ilustrimin me mbishkrimin ‘Këshilli i Etikës ka vendosur që Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati janë plagjiatorë’. Deputeti Kastrati para kamerave ka prezantuar një ilustrim që tregon një shenjë të energjisë elektrike dhe shënim “Albini, Martini’.
Artikulli
Më 25 prill 2023 faqja “Specbuk” ka shpërndarë një fotografi të deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati të realizuar gjatë një debati në Televizionion “Kanal10”.
Në ilustrim është paraqitur Kastrati duke mbajtur në dorë një ilustrim, në të cilën thuhet se ‘Këshilli i Etikës ka vendosur që Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati janë plagjiatorë’.
Kastrati ka qenë i ftuar më 25 prill 2023 në debatin me temën: “Përplasja e madhe për veriun’ në Kanal10. Në këtë debat, Kastrati nuk ka treguar ndonjë ilustrim të tillë.
Kastrati, para kamerave, ka paraqitur një karton me ilustrim të energjisë elektrike dhe shënim “Albini, Martini’.
Ilustrimi i shfaqur për plagjiaturë është i manipuluar, pasi në debatin për veriun nuk është folur apo shfaqur një gjë e tillë.