About: http://data.cimple.eu/claim-review/7453b2702fecb05c565e8e442ade286a357ff4660886a51793d319cb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Franca është tërhequr nga KFOR-i në vitin 2014 Deklarata kfori francez ka mundsi largohen Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Konstatimi se “kfori francez ka mundsi largohen” nuk është i saktë. Franca ishte tërhequr nga misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë në vitin 2014. Në faqen zyrtare të KFOR-it, tek rubrika e kontributit të shteteve në këtë mision thuhet se në tërë KFOR-in janë vetëm dy persona nga Franca. Në një përgjigje me shkrim nga KFOR-i është thënë se “nuk ka asnjë njësi franceze të caktuar për KFOR-i të dislokuara në veri të Kosovës”. Artikulli Më 13.08.2024 një profil në ‘Threads’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të një lajmi të marrë nga mediumi Telegrafi me titull “Kurti flet me komandantin e KFOR-it për hapjen e Urës së Ibrit dhe sigurinë”. Në përshkrim të postimit shkruhet “Po get me koordinim po hapet ura e Ibrit. Nejse kfori francez ka mundsi largohen keq bahet kemi me u mërzit se na kan nimu e na kan nimu”. Për të verifikuar konstatimin se “kfori francez ka mundsi largohen”, Krypometër fillimisht ka analizuar të dhënat që janë publike në faqen zyrtare të KFOR-it si dhe informacionet e publikuara rreth kontigjentit francez në KFOR. Përmes kërkimeve në Internet, Krypometër ka gjetur se Franca ishte tërhequr nga misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë në vitin 2014, për shkak të angazhimeve në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore. Krypometër ka kontrolluar faqen e KFOR-it dhe tek rubrika e kontributit të shteteve në këtë mision thuhet se në tërë KFOR janë vetëm dy persona nga Franca. Krypometër ka dërguar pyetje në KFOR, të cilët përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se nuk ka njësi franceze në KFOR. “Nuk ka asnjë njësi franceze të caktuar për KFOR-in, të dislokuara në veri të Kosovës”- thuhet në përgjigje. Franca ka qenë pjesë e KFOR-it që nga fillimi i misionit në vitin 1999. Kontingjenti francez përbëhej nga 320 ushtarë, ndër ta 130 i përkisnin grupit luftarak shumëkombësh Lindje, që operonin kryesisht në pjesën veriore të Kosovës, të dislokuar kryesisht në veri në kampin DOG 31 dhe kampin Cabra. Përkundër takimeve që kishte komandanti i KFOR-it me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, KFOR-i në vazhdimësi e ka kundërshtuar idenë e hapjes së urës pa e ndjekur rrugën e dialogut politik. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate më 13.08.2024 ka rikonfirmuar qëndrimin se çdo vendim në lidhje me Urën e Ibrit duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. “KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth. Rikonfirmojmë se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”– thuhet në komunikatën e KFOR-it. Ky institucion thotë se do të vazhdojë përmbushjen e misionit të tij të mandatuar nga OKB-ja. “Ne kemi një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin për ta përshtatur atë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi relevant të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”– thuhet ndër të tjera në kumtesën e publikuar më 13.08.2024. Krypometër ka dërguar pyetje në KFOR për të parë nëse ka ndryshuar qëndrimi i tyre i shprehur në komunikatën e datës 13.08.2024 dhe në një përgjigje me shkrim ata kanë thënë se “qëndrimi në lidhje me çështjen e urës së Ibrit nuk ka ndryshuar”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software