About: http://data.cimple.eu/claim-review/74acb778a4305aad995e733bb194c3677ee54003d990be94f85b1e98     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: ZKM Huqja e Avdullah Hotit për përvjetorin e rënies së murit të Berlinit Deklarata Avdullah Hoti (03.10.2020) – “Sot bëhen 30 vjet nga rënia e murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë” Vlerësimi Rrenë Deklarata e Kryeministrit Avdullah Hoti nuk është e saktë pasi sot nuk janë bërë 30 vjet nga rënia e murit të Berlinit. 30 vjetori i kësaj ngjarje ishte në nëntor të vitit 2019. Artikulli Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ia ka huqur përvjetorit të shënimit të rënies së murit të Berlinit në Gjermani. Duke përkujtuar të shtunën përvjetorin e ribashkimit të Gjermanisë, Hoti ka shkruar në Facebook se sot bëhen 30 vjet nga rënia e murit të Berlinit. Por në fakt, ky përvjetor ka qenë në nëntor të vitit të kaluar, pasi në këtë muaj të vitit 1989 ka rënë muri i Berlinit. “Sot bëhen 30 vjet nga rënia e murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë. Më 1989, me hapjen e kufirit gjermano – gjerman, shumë njerëz nga Lindja kaluan në Perëndim për të shijuar lirinë. Me këtë akt, ata i thyen edhe barrierat ideologjike e politike për t’i dhënë Gjermanisë një kahje perëndimore dhe për të dhënë kontribut qenësorë në formësimin e Evropës së sotme”, shkroi Hoti mes tjerash në Facebook. Me datën 9 nëntor 1989, ra muri i Berlinit gati katër dekada pas ndërtimit të tij, i cili ishte simbol i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë. Ndërkaq, 3 tetori kujtohet si përvjetor i ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software