About: http://data.cimple.eu/claim-review/74bdf8d80196e89017aa2cbbb230581f5a9e24611b1b4ce9ee926a67     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i pasaktë se 25 vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren u godit nga kolegu i tij kur ra nga lartësia Deklarata Vdes një punëtor në Prizren, kolegu i tij e goditi kur ra nga lartësia Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Titulli i artikullit “Vdes një punëtor në Prizren, kolegu i tij e goditi kur ra nga lartësia”- është i rremë. Policia e Kosovës nuk ka thënë se punëtori në Prizren ka vdekur pasi kolegu i tij e goditi kur ra nga lartësia, por, ka thënë se “derisa një 25 vjeçar ishte duke punuar nga lartësia bie një profil metali i cili e godet në kokë punëtorin A.G.”. Prokuroria Themelore e Prizrenit thot se: ,,gjatë punës për tërheqjen e shkallëve lëvizëse, punëtorët, duke përfshirë edhe viktimën dhe njërin nga të dyshuarit e arrestuar, kanë vendosur që shkallët lëvizëse t’i tërheqin përmes shtyllës metalike, e cila ishte rreth 8m e gjatë dhe e rëndë. Për një moment e njëjta (pra, shtylla metalike) është shkëputur nga lartësia dhe e ka goditur tani më të ndjerin”. Artikulli Më 24.11.2024, portali Fakton.info (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Vdes një punëtor në Prizren, kolegu i tij e goditi kur ra nga lartësia”. I njëjti është shpërndarë edhe në faqet e Facebook-ut: Fakton.info (arkiva), Rajoni (arkiva), Gazeta Blic (arkiva). Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër fillimisht ka kontrolluar lajmet e publikuara, bazuar në një deklaratë të Zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai ka thënë se informacionet e para thonë se në një ndërtesë e cila është duke u renovuar, në katin e fundit të saj, “derisa një 25 vjeçar ishte duke punuar, nga lartësia bie një profil metali, dhe i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G.”. Për të verfikuar pretendimet se një punëtor ka vdekur në Prizren, pasi “kolegu i tij e goditi kur ra nga lartësia”, Krypometër ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore, në Prizren. Zyrtarja për Komunikim me Publikun në Prokurori, Fitore Mehmeti- Sejrani ka treguar për dyshimet se si mund të ketëndodhur rasti, bazuar në informacionet e grumbulluara nga vendi i ngjarjes, përkatësisht nga Prokurori Kujdestar,Ppolicia dhe nga inspektorë të punës. “Informatat zyrtare flasin për një gjendje tjetër. Gjatë punës për tërheqjen e shkallëve lëvizëse, punëtorët, duke përfshirë edhe viktimën dhe njërin nga të dyshuarit e arrestuar, kanë vendosur që shkallët lëvizëse t’i tërheqin përmes shtyllës metalike, e cila ishte rreth 8m e gjatë dhe e rëndë.Për një moment, e njëjta (pra, shtylla metalike) është shkëputur nga lartësia dhe e ka goditur tanimë të ndjerin”- ka shpjeguar ajo. Mehmeti- Sejrani bën të ditur se lidhur me vdekjen e 25 vjeçarit në Prizren, me urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë tre persona për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale: ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software