About: http://data.cimple.eu/claim-review/74ee8702237f773fc765648e6eb1e13cbe5a12915ea30f303a42f20b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Gazmend Muhaxheri, LDK, Pejë. Foto: Atdhe Mulla Gazmend Muhaxheri e mban fjalën Deklarata Gazmend Muhaxheri: Komuna e Pejës do t’i publikojë kontratat me operatorët ekonomik. Vlerësimi E vërtetë Komuna e Pejës ka filluar t’i publikojë kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik. Publikimi i kontratave ka rëndësi të madhe për qytetarët, shoqërinë civile dhe gazetarët të cilët janë të interesuar të shohin punët që janë planifikuar të kryhen në një projekt apo të bëjnë hulumtime të ndryshme. Publikimi i këtyre të dhënave e rrit transparencën në nivel komunal. Artikulli Komuna e Pejës i ka publikuar kontratat e lidhura me operatorët ekonomik. Peja bëhet komuna e dytë në Kosovë që publikon kontratat e lidhura me bizneset për kryerjen e punëve, ofrim të shërbimeve apo furnizime. Këtë vendim e ka marrë Zyra e Prokurimit e kësaj komune me aprovimin e kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri. “Hapja e kontratave është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës”, thuhet në komunikatën e Komunës së Pejës. Deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme. “Kjo ka rëndësi të veçantë pasi që të gjitha palët mund të shohin se si komuna ka lidhur kontrata, me çfarë kushte, me cilët operatorë dhe me çmime për njësi veç e veç. Rrjedhimisht kjo e rrit besimin e qytetarëve të kësaj komune”, thuhet në njoftimin e komunë”, thuhet në njoftimin e komunës së Pejës. Gjatë raundit të dytë të debateve për kryetar të komunave, nën moderimin e Jeta Xharrës, kandidatëve iu janë parashtruar pyetjet nëse do t’i bëjnë publike kontratat e komunave me biznese. Por, Gazmend Muhaxheri kishte arritur të fitonte qysh në raundin e parë dhe nuk ishte pjesë e debatit të raundit të dytë për të dhënë ndonjë premtim nëse do t’i publikonte këto kontrata. Në muajin prill kishte premtuar se do t’i publikonte kontratat e lidhura me operatorët ekonomik, pasi një marrëveshje të nënshkruar me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI). Para pak ditësh komuna e Gjakovës është bërë komuna e parë e cila ka filluar t’i publikojë kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software